.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookFlamujt e Kapitolit nuk u ulën për Joe Biden

Flamujt e Kapitolit nuk u ulën për Joe Biden

Pretendimi: Presidenti amerikan Joe Biden ka vdekur

Verdikti: E pavërtetë

———————————————————-

Pasi presidenti ameirkan Joe Biden deklaroi më 21 korrik se nuk do të kandidonte në zgjedhjet e Nëntorit 2024, në rrjete sociale po qarkullon pretendimi se Biden, në të vërtetë, ka vdekur. Provë për këtë pretendohet se janë flamujt e ulur në gjysmë-shtizë në ndërtesën e Kongresit amerikan.

është e vërtetë se, më 23 korrik, flamujt amerikanë në godinën e Kaptiolit ishin ulur në gjysmështizë. Megjithatë, kjo nuk kishte të bënte me Biden.

Ata ishin ulur në nder të kongresmenes Sheila Jackson Lee, e cila ndërroi jetë më 19 korrik pas një beteje me kancerin e pankreasit. Jackson Lee mbahet mend për përpjekjet e saj për të mbrojtur gratë nga dhuna në familje me anë të politikave federale dhe për shpalljen e datës së çlirimit të skllevërve ditë feste kombëtare.

Presidenti Biden është gjallë. Më 24 korrik, ai iu drejtua popullit amerikan në një video-mesazh nga zyra presidenciale, duke mbështetur zv. presidenten Kamala Harris si kandidate në zgjedhjet e Nëntorit 2024.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img