BallinaPertej“Fjala e lirë” nuk vret...

“Fjala e lirë” nuk vret…

FAKTOJE

Nxitimi i Kuvendit për të miratuar me shpejtësi “Paketën Antishpifje”, e cila ka në qendër fjalën dhe lirinë e saj, ka vënë në lëvizje shumë deputetë që në këto ditë dhjetori kanë probleme edhe më të mëdha për tu marrë. Tërmeti i 26 nëntorit, që tronditi shqiptarët kë lënë pas, pasoja të mëdha dhe mjaft  emergjente. Janë me qindra shqiptarë që kanë nevojë për banesa të ngrohta, ushqim, ilaçe e mbi të gjitha siguri dhe qetësi. Por në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë këto ditë duket se një çështje sa e nxehtë dhe emergjente për tu zgjidhur është “Paketa Antishpfje” e cila mesa duket duhet të kalojë me patjetër më 19 dhjetor në parlament. .

————————————————————————————————————————————————————-

Organizatat  mediatike dhe ato të shoqërisë civile, kanë kundërshtar  rrishtazi Paketën Antishpifje,  në  të gjitha komisonet ku ka kaluar me shpejtësi për diskutim.

Në emër të lirisë së shprehjes organizatat mediatike brenda dhe jashtë vendit, i kanë bërë thirrje deputetëve të rrëzojnë një draft të paprecedentë që cënon rëndë lirinë e medias dhe shkel të drejtat universale të njeriut. Ky draft i kundërshtuar edhe nga bordi i AMA, i  jep të drejtë këtij insitutucioni  të vendosë gjoba e më pas të bllokojë mediat online, nëse përmbajtja nuk është ajo e duhura. Mediat online, kanë të drejtë ta hedhin çështjen në gjyq pasi janë penalizuar dhe mbyllur. Një akt i cili penalizon fjalën e lirë, por jo vetëm kaq. Ky draft i jep të drejta ligjore,  AMA  dhe AKEP që të ndëshkojë një media,duke vlerësuar përmbajtjen e saj editoriale pa kritere të qartë, përpara se të shpallet i fajshëm apo i pafajshëm nga gjykata. E ndërkohë që AMA një institucion i pavarur e kundërshton këtë draft dhe këto detyra, sërish i thuhet se duhet ta zbatojë.

Përfaqesuesja e BIRN Albania, Kristina Voko, në mbledhjen e Komisionit të Medias dhe Arsimit  që u mbajt këtë të mërkurë tha qartë se  po ushtrohet një presion i madh që të miratohen këto  dy projektligje, që ne i quajmë ligje për censurë. Në asnjë vend të botës tha Voko nuk ka iniciativa të tilla, vetëm në qeverinë e Putinit. Dy projektligjet pjesë e paketës antishpifje, i akordojnë AMAs dhe AKEP-it, kompetenca gati gjyqësore, me natyrë sanksionuese ndaj operatorëve mediatikë, ndërkohë që këto organe, edhe pse të pavarura sipas ligjit nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenë efektivisht të pavarura, sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor.

Zoti Aleksandër Çipa, përfaqësuesi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, solli në vëmendjen e deputetëve, se kundër kësaj nisme janë edhe organizatat ndërkombetare mediatike në botë, të cilat po shprehin qartë dhe hapur qëndrimin e tyre kundër kësaj nisme. Ne si grupim organizatash kërkojmë rrëzimin e këtyre projektligjeve.

Liria e shprehjes në një shoqëri demokratike reflektohet në mbrojtjen e gjerë që i jepet asaj në legjislacionin ndërkombëtar, në nivel global dhe rajonal, përfshi këtu nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, nenin 19 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, nenin 19 të Konvetës Amerikane për të Drejtat e Njeriut, nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, etj.

Amendamenti i parë në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, i miratuar rreth 230 vite më parë (në 15 Dhjetor të vitit 1791) ndalon qeverinë të bëjë ligje që rregullojnë krijimin e feve, ndalojnë ushtrimin e lirisë fetare, që kufizojnë lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit, të drejtën për të mbledhur paqësisht si dhe të drejtën e peticionit ndaj qeverisë për të kërkuar kompensim.

Fjala është e lirë, dhe ajo nuk mund të vendoset për gjykim para një grupimi njerëzish të cilët janë të ndikueshëm politikisht të cilët nuk duan të keni fuqi ndëshkuese, kompetenca që sot i kanë dhe duhet t’i kenë gjykatat.

Deklarata e plotë e organizatave të shoqërisë civile:

Organizatat e shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë dy projektligjet që i janë propozuar Kuvendit, të prezantuara publikisht si Paketa Antishpifje. Gjithashtu i bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që, në rast se qeveria nuk i tërheq këto projektligje, t’i rrëzojë ato menjëherë.

Rëndësia që ka liria e shprehjes në një shoqëri demokratike reflektohet në mbrojtjen e gjerë që i jepet asaj në legjislacionin ndërkombëtar, në nivel global dhe rajonal, përfshi këtu nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, nenin 19 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, nenin 19 të Konvetës Amerikane për të Drejtat e Njeriut, nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, etj.

Amendamenti i parë në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, i miratuar rreth 230 vite më parë (në 15 Dhjetor të vitit 1791) ndalon qeverinë të bëjë ligje që rregullojnë krijimin e feve, ndalojnë ushtrimin e lirisë fetare, që kufizojnë lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit, të drejtën për të mbledhur paqësisht si dhe të drejtën e peticionit ndaj qeverisë për të kërkuar kompensim.

Organizatat vërejnë se dy projektligjet pjesë e paketës antishpifje, i akordojnë AMAs dhe AKEP-it, kompetenca gati gjyqësore, me natyrë sanksionuesendaj operatorëve mediatikë, ndërkohë që këto organe, edhe pse të pavarura sipas ligjit nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenëefektivisht të pavarura, sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor.

Shqipëria ka mjaftueshëm ligje që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër, si dhe në këtë drejtim ka patur disa precedentë të gjykuar në sistemin tonë gjyqësor.

Nevoja për të patur vetërregullim të medias dhe JO rregullim ligjor të saj, merr rëndësi të veçantë në ato shtete me demokraci në tranzicion, sikurse është vendi ynë, ku shpesh mediat janë të lidhura me interesat e njohura të biznesit, të partive politike. Vetërregullimi është kombinim i standarteve që përcakton kodet e duhura të sjelljes për median, të cilat janë të nevojshme për të mbështetur lirinë e shprehjes dhe për të mundësuar që kjo sjellje të monitorohet dhe të mbahet e përgjegjshme. Vetërregullimi ruan pavarësinë e mediave dhe e mbron atë nga ndërhyrjet partizane të qeverisë.

Organizatat i bëjnë thirrje organizatave ndërkombëtare (të tilla si OSBE, BE apo Këshilli i Europës), prezenca e të cilave kontribuon në vendin tonë për sundimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, të shprehen qartë dhe publikisht mbi projektligjet në fjalë, si masa në dhunim të lirisë së shprehjes.

Lista e organizatave

BIRN Albania

Civil Rights Defenders

Citizens Channel

Faktoje

Instituti Shqiptar i Medias

Instituti Shqiptar i Shkencave

Këshilli Shqiptar i Medias

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

New Media Network

Qendra Res Publica

Qendra Shqiptare MediaLook

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img