BallinaUncategorizedFertilizimi in vitro: Ndani përvojën tuaj

Fertilizimi in vitro: Ndani përvojën tuaj

Faktoje dëshiron të flasë me vajza dhe gra që kanë pasur një përvojë me fertilizimin in vitro në Shqipëri ose me bashkëshortët apo partnerët e tyre, të cilët duan të ndajnë me ne sfidat dhe vështirësitë e këtij trajtimi.

A jeni përballur me vështirësi në dëshirën për t’u bërë nënë ose baba? A keni provuar trajtimin e fertilizimit in vitro, në përpjekjet për të arritur këtë qëllim? Faktoje dëshiron të flasë me ju.

Në dritën e një projektligji të ri të qeverisë për “Shëndetin seksual dhe atë riprodhues”, Faktoje dëshiron të raportojë mbi vështirësitë që kalojnë shumë çifte dhe gra pa partnerë në Shqipëri për të realizuar ëndrrën e tyre për t’u bërë prindër. Ne duam gjithashtu të dimë mbi kostot emocionale dhe financiare të këtij procesi, i cili pavarësisht premtimeve, nuk ofrohet nga sistemi shëndetësor publik në vend.

Për të ndarë me ne përvojën tuaj, ju lutem plotësoni pyetësorin më poshtë. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të emailit: info@faktoje.al ose në rrjetet tona sociale Facebook, Instagram, Twitter, Linkedin.

Përgjigjet tuaja mund të na i dërgoni deri më 25 maj, ora 24:00.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img