EDIT NIKOLLI
Edhe pse kryetari i Bashkisë Veliaj është shprehur i kënaqur me arritjet sa i përket fëmijëve në situatë rruge, ky fenomen është shumë i përhapur dhe pa një zgjidhje. Bashkia Tiranë nuk i dha përgjigje një kërkese për informacion të dërguar nga “Faktoje” në lidhje me fëmijet në situatë rrugë dhe akomodimin në rezidenca të komunitetit rom, ndër më të prekurit nga mungesa e shërbimeve publike.
Në vitin 2018 Kryebashkiaku Erion Veliaj në nje dalje publike u shpreh:
“Jam krenar se Tirana është avangardë dhe sot, jo vetëm kemi 6 qendra sociale të bashkisë, jo vetëm e ndajmë barrën me këto 3 organizata fantastike, jo vetëm për herë të parë kemi mbështetje si nga Ministria, por edhe nga autoritetet të tjera. Për herë të parë e kanë konsideruar prioritet çështjen e fëmijëve të rrugës dhe jo problem i 100 apo i 200 që merret policia e shtetit.”
Po ashtu Veliaj është shprehur i kënaqur se Tirana është një qytet shumë herë me solidar për fëmijët në situatë rruge. Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës me Ministrinë e Shëndetesisë dhe disa organizata të tjera po vepronin për arritur strehimin e shumë familjeve nga komuniteti rom dhe të mundësonim rezidenca banimi në Shkozë dhe Lanabregas.
Thuajse dy vjet pas kësaj deklarate, Faktoje vendosi të bëjë një verifikim duke iu drejtuar së pari me një kërkesë për informavion Bashkisë së Tiranës se sa familje nga komuniteti Rom janë stehuar nga Bashkia 4 vitet e fundit, sa rezidenca banesash janë bërë për strehimin e këtij komuniteti, sa fëmijë të komunitetit Rom kanë vazhduar shkollën 4 vitet e fundit dhe sa buxhet është shpenzuar për qendrat komunitare për Romët.
Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Tiranë
Edhe pse afati ligjor është tejkaluar, Bashkia Tiranë nuk ktheu përgjigje.
Në fillim të muajit nëntor, Bashkia Tiranë shpalli tenderin për dixhitalizimin e procesit të indentifikimit dhe raportimit të fëmijëve të shfrytëzuar ekonomikisht dhe në situatë rruge, me një vlerë/ fond limit 5 800 003,00 lekë.
Tenderi: Digjitalizimi i procesit të identifikimit dhe raportimit të fëmijëve shfrytëzuar ekonomikisht, dhe në situatë rrugë
Sipas një studimi kombëtar mbi fëmijët në situate rrugë në Shqipëri raportojnë që jetojnë në rrugë u mungojnë faktorët kryesorë sigurues për mbrojtjen e tyre të tilla si arsimi, strehimi, shërbimet e shëndetësisë dhe shërbimet e emergjencës dhe mbi të gjitha ushqimi. Edhe nga një verifikim në terren i Faktoje nëpër rrugët e Tiranës, konstatohen fëmijë, kryesisht të komunitetit rom që kalojnë edhe natën në rrugë.
Fëmijë Rom që lyp në rrugë, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë 17 nëntor
Mungesa e dokumentacionit është një nga arsyet kryesore pse familjet nuk mund të përfitojnë nga shërbime sociale dhe t’i përdorin ato, arsimi duhet të jetë i aksesueshem për të gjithë fëmijet në situatë rrugë. Fëmijët që braktisin shkollën dhe dalin në rrugë duhet të ketë ligje të tilla si, një detyrim i një arsimi paruniversitar. Thuhet në raportin e një studim kombëtar mbi fëmijët në situate rruge në Shqipëri
Edhe avokati popullit ka theksuar si shqetësues dukuri të tilla si trafikimi i fënmijëve në situatë rruge.
Avokati i Popullit dhe KMPDF mbështetje të funksionit kushtetues, në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe në veçanti të fëmijëve, theksojnë detyrimin kushtetues e ligjor, që kanë mekanizmat shtetërore përgjegjës, qëllimin e parandalimit, mbrojtjes dhe integrimin e fëmijeve dhe viktima të çdo formë të dhunës. Po ashtu dhe rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror, për vëmendje maksimale në drejtim të parandalimit të dhunës dhe formave të saj.
Artikullin e publikuar do ta kategorizojmë si “Burokraci”, për shkak të refuzimit të institucionit të Bashkisë Tiranë për t’i dhënë përgjigje, pyetjeve me interes publik duke thyer kështu ligjin “Për të drejtën e Informimit”.