BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookFamilja klasike me dy prindër nuk është hequr nga paketimet e qumështit grek

Familja klasike me dy prindër nuk është hequr nga paketimet e qumështit grek

Kompania greke Delta nuk e ka zëvendësuar familjen nukleare në paketimin e qumështit me një familje me vetëm një prind. Të dyja versionet e paketimeve, krahas tre të tjerave që tregojnë familje nukleare, mbeten në qarkullim.

———————————————–

Në rrjetet sociale po qarkullon pretendimi se kompania e qumështit greke Delta, si pjesë e “propagandës kundër familjes”, ka hequr nga qarkullimi një paketim ku tregohet një familje nukleare (një burrë, një grua, dhe dy fëmijë), për ta zëvendësuar me një paketim ku tregohet një familje me një prind dhe një fëmijë.

Ky pretendim qarkulloi në vendin fqinj në fund të Janarit, duke u rishpërndarë edhe nga deputeti grek Kyriakos Velopoulos, president i partisë së djathtë Elleniki Lysi (Zgjidhja Greke). Përfshirja e politikës në këtë debat për familjen ishte e lidhur edhe me diskutimin në parlamentin grek të draftin për lejimin e martesave të të njëjtit seks.  

Paketimi në postimin e mësipërm duket se i përket serisë së produkteve “Delta mmmMilk Family”

Megjithatë, në faqen zyrtare të Delta, vëmë re se paketimi me familjen nukleare shfaqet krahas disa llojeve të tjera paketimi.

Pra, kompania Delta nuk e ka hequr nga qarkullimi këtë paketim.

Një përfaqësues nga kompania Delta Foods konfirmoi për kolegët e Ellenika Hoaxes se për këto produkte ka 5 lloje të ndryshme paketimesh, që ndryshojnë sipas sasisë së produktit, sasisë së yndyrës së qumështit, dhe nëse produkti përmban laktozë.

Në paketimet e këtij produkti shfaqen, nga majtas djathtas:

Katër nga pesë familjet që shfaqen në këto paketime kanë një burrë dhe një grua. Tre nga pesë përfshijnë një burrë, një grua dhe fëmijë.

Vështirë se mund të themi se kemi të bëjmë me një fushatë “propagande kundër familjes.”

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img