.

.

BallinaAktiviteteFaktoje vijon trajnimet për të drejtën e informimit në Tiranë

Faktoje vijon trajnimet për të drejtën e informimit në Tiranë

Faktoje zhvilloi në Tiranë trajnimin me koordinatorë, gazetarë dhe studentë të gazetarisë mbi zbatimin e “Ligjit Për të Drejtën e Informimit”. Takimi u shoqërua me diskutime mes pjesëmarrësve, ku ndër të tjera u ngrit shqetësimi edhe në lidhje me keqpërdorimin e informacionit publik në disa raste.

————————————————————————–

Më 3 tetor, në ambientet e “Partners Albania”, Faktoje zhvilloi trajnimin e radhës mbi zbatimin e “Ligjit Për të Drejtën e Informimit”. Në këtë aktivtet morën pjesë koordinatorë të institucioneve publike, gazetarë dhe studentë të gazetarisë. Gjatë takimit u ngritën një sërë pyetjesh dhe shqetësimesh si nga koordinatorët, po ashtu edhe nga gazetarët.

Gjatë prezantimit të modulit, Elona Hoxha, Drejtore e Përgjithshme në Drejtorinë për të Drejtën e Informimit iu përgjigj interesit të pjesëmarësve për çështje të ndryshme që kishin në fokus “Ligjin për Të Drejtën e Informimit”. Zonja Hoxha theksoi se koordinatorët duhet t’i përgjigjen kërkesave për informacion brenda 10 ditëve (pune), por ka edhe raste që mund të ketë një përjashtim, kur ka një mirëkuptim mes palëve.

“E rëndësishme është që afati të tejzgjatet me mirëkuptimin apo me dakordësinë e kërkuesit. Pra, të jetë kërkuesi ai që e lejon autoritetin publik, të jetë e konfirmuar që kërkuesi e ka lejuar autoritetin publik për tejkalimin e këtij afati. Në këtë rast mund të themi që koordinatori mund të zhvishet disi nga përgjegjësia, por në asnjë rast të presë për një përgjigje pas dy muajsh, sepse ka ndodhur edhe kjo.

Të jetë një afat i arsyeshëm, sepse duhen edhe 5 ditë të tjera dhe kërkuesi e miraton, mund të jemi në kushtet e rregullshmërisë, por jo të përdoret si shkak ‘se më duhet kohë’ dhe të rri praktika aty dhe një muaj pa u trajtuar”, sqaroi ajo.

Trajnimi i zhvilluar në Tiranë, 3 tetor 2022

Gjatë diskutimeve disa prej koordinatorëve nga institucionet e qeverisjes vendore e qendrore, ngritën shqetësimin se në disa raste, informacioni publik keqpërdoret nga gazetarë të caktuar të medias, duke përmendur edhe rastet personale.

Sipas koordinatorëve, në disa raste, persona me identitet të rremë kërkojnë të dhëna, të cilat më pas i keqpërdorin duke shantazhuar subjektet përkatëse.

Për këtë arsye, koordinatorët u shprehën se kjo i ka detyruar që të kërkojnë identifikimin e kërkuesit të informacionit

Faktoje, në bashkëpunim me zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit do të vijojë trajnimet me koordinatorë, gazetarë dhe studentë të gazetarisë si pjesë e projektit “Forcimi i gazetarisë Fakt-Verifikuese në Shqipëri”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.

Trajnimi i zhvilluar në Tiranë, 3 tetor 2022

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img