BallinaAktiviteteFaktoje trajnon koordinatorë dhe gazetarë në Elbasan për zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit

Faktoje trajnon koordinatorë dhe gazetarë në Elbasan për zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit

Trajnimi i radhës mbi ‘Ligjin Për Të Drejtën e Informimit’ u zhvillua më 13 shtator në qytetin e Elbasanit. Takimi bëri bashkë gazetarë dhe koordinatorë të instituconeve publike të këtij qarku, të cilët diskutuan mbi rëndësinë e zbatimit të ligjit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies kundrejt publikut.

—————————————————————————–

Gazetarë dhe koordinatorë për të Drejtën e Informimit të qarkut të Elbasanit, këtë të martë u bënë pjesë e trajnimit të radhës të zhvilluar nga Faktoje. Trajnimi u mbajt në qytetin e Elbasanit dhe kishte si fokus kryesor rëndësinë e zbatimit të Ligjit për të Drejtën e Informimit.

Elona Hoxha, Drejtore e Përgjithshme në Drejtorinë për të Drejtën e Informimit iu përgjigj interesit të gazetarëve mbi çështje të ndryshme që lidhen me aksesin e informacionit nga institucionet publike, por theksoi fort se të drejtën për të marrë informacion mbi veprimtarinë e tyre, e ka çdo qytetar.

Takimi i zhvilluar në Elbasan, 13 shtator 2022

“E drejta e informimit është e garantuar. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore”, tha Elona Hoxha.

Në takimin e zhvilluar u ngritën disa shqetësime dhe problematika, si nga gazetarët ashtu edhe nga koordinatorët.

Takimi i zhvilluar në Elbasan, 13 shtator 2022

Gazetarët shprehën shqetësimin në lidhje me hezitimin e institucioneve publike për të dhënë informacion mbi çështje që lidhen me interesat e komunitetit dhe për të cilat publiku duhet të informohet në mënyrë të saktë dhe të plotë.

Nga ana tjetër, koordinatorët kërkuan që të fokusohen vetëm te roli për informim, pasi së fundmi ka pasur një shtim të kërkesave për informacion, jo vetëm nga gazetarët, por edhe nga qytetarë të shumtë.

Takimi i zhvilluar në Elbasan, 13 shtator 2022

“Koordinatori për të drejtën e informimit duhet të jetë si pozicion më vete, sepse ngarkesa është shumë e madhe”, ishte një prej kërkesave të koordinatorëve.

Faktoje, në bashkëpunim me zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit po vijon trajnimet me koordinatorë, gazetarë dhe studentë të gazetarisë si pjesë e projektit “Forcimi i gazetarisë Fakt-Verifikuese në Shqipëri”, i mbështetur nga Ambasada e Holandës.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img