.

.

BallinaAktiviteteFaktoje trajnime me studentët/Verfikimi i fakteve thelbësor për gazetari cilësore

Faktoje trajnime me studentët/Verfikimi i fakteve thelbësor për gazetari cilësore

Rëndësia e verfikimit të fakteve dhe e verifikimit të informacioneve veçanërisht në kohë krizash si dhe rasti i luftës në Ukrainë, ka rritur interesin e të rinjve për të mësuar disa nga aspektet e gazetarisë fact-checking. Faktoje ka ndërmarrë një fushatë trajnimesh me studentëte  departamenteve të gazetarisë në vendin tonë.

Në universitetin “Luigj Gurakuqi” studentët ndanë me gazetarët e Faktoje disa nga shqetësimet e tyre mbi lajmet e rreme, jo vetëm si gazetarë të ardhshëm, por edhe si qytetarë të cilët jetojnë çdo ditë me kërcënimin nga informacionet e pavërteta.

“Unë do të doja të dija disa nga mënyrat sesi t’i shmangim këto lloje lajmesh, të cilat ne shpeshherë i shpërndajmë padashur për shkak se ndikohemi emocionalisht”- u shprehet një nga studentët pjesëmarrëse.

*Disa nga studentët pjesëmarrës në trajnim

Trajnimi i radhës u mbajt në universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ku përveç metodologjisë së lajmeve të rreme studentët u njohën me disa nga aplikacionet që gazetarët e Faktoje përdorin gjerësisht për verifikime të ndryshme të fotove, apo videove të shpërndara nëpër rrjete sociale.

*Një prej aplikacioneve të prezantuara gjatë trajnimit

*Momente nga trajnimi me studentët e gazetarisë në Universitetin e Elbasanit

Në trajnimin e radhës në universitetin e Tiranës, lufta në Ukrainë ishte një ndër aspektet që u diskutua gjerësisht nga studentët e vitit të dytë të degës së gazetarisë.

Gjatë trajnimit me 31 maj me stafin e Faktojes, studentëve iu dhanë shembuj konkretë të verfikimit të deklartave dhe përzgjedhjes se tyre sipas rëndësisë dhe impaktit që kanë tek publikut dhe metodologjia që ndiqet për verfikimin e tyre.

 “Ndodh që shpesh herë lexojmë lajme që nuk kanë asnjë të dhënë nga instutucionet, ka raste edhe me keq që lajmi është marrë “copy paste” dhe ti nuk e di as burimin dhe sa i besueshëm është ai,”- u shpreh Marsida, student e vitit të dytë.

Për këtë aspekt studentët dhe stafi diskutuan për rëndësinë e burimeve të besuseshme që merren për verfikimin e lajmeve.

“Rëndësinë e përgjigjes nga institucionet zyrtare duke i kontaktuar institucione dhe duket derguar kërkesa për informacion, si dhe përfshirja e ekspertëve të pavaruar në artikuj është thelbërsor që lajmi të jetë transparent dhe i bësueshëm për audiencën”- tha Aimona Vogli, menaxhere editoriale Faktoje.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img