BallinaProjekteQendra Kundër Dezinformimit e Ballkanit PerëndimorDebunking: A shkaktoi skandal shakaja e kryeministrit Rama në Maqedoninë e Veriut

Debunking: A shkaktoi skandal shakaja e kryeministrit Rama në Maqedoninë e Veriut

Barbara Halla

“Edi Rama ka shkaktuar skandal në Maqedoninë e Veriut,” kështu e kanë karakterizuar mediat shqiptare dhe ato maqedonase shakanë e kryeministrit Rama ndaj homologut të tij maqedonas, gjatë një takimi me kancelarin gjerman Olaf Scholz, kur ky i fundit e prezantoi atë si “kryeministri i Bullgarisë Perëndrimore”. Ndërkohë që në shtetin fqinj kjo batutë është konsideruar si një incident dhe një shkelje e dinjitetit kombëtar, kryeministri shqiptar ka reaguar duke deklatuar se shakaja e tij, po ironizonte “bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë.”

Më 11 qershor, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Selanik për një samit të shkurtër me figura kyçe të Bashkimit Europian. Samiti paraprin një takim strategjik që do të zhvillohet në Bruksel më 23 qershor dhe ku do të diskutohet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndër të tjera.

Në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, diskutimet e mbajtura humbën në stuhinë që shkaktoi veprimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ndërsa kyreministri grek po i prezantonte udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Rama bër një ndërhyrje të shpejtë duke ju referuar Kovacevskit si kryeministri i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore.” Siç mund të shihet edhe në video, Kovacevski e priti shakanë me të qeshur.

NJË SHAKA PA KRIPË PËR OPOZITËN MAQEDONASE

Si shakaja e Ramës dhe reagimi i Kovacevskit, nuk u pritën mirë opozita maqedonase. Hristijan Mickoski, udhëheqësi VMRO-DPMNE, partisë më të madhe opozitare, dha një deklarat për shtyp, dhe u kthye edhe nga mediat sociale.  Më shumë sesa tek fjalët e Edi Ramës, ai u fokusua tek reagimi i Kovacevskit të cilin e akuzon për mungesë dinjiteti.

“Dinjiteti është diçka që ose e ke ose jo. Kur nuk ke dinjitet, atëherë fyerjet dhe poshtërimet janë për ty qesharake! Megjithatë ata nuk janë qesharak për njerëzit! Ndaloni poshtërimin ndaj shtetit, papërgjegjshmërinë dhe plaçkitjen e popullit!

Statusi i Hristijan Mickoski nw profilin e tij nw Twitter

Për më tepër, Mickoski e ka përdorur reagimin e Kovacevskit për të nxitur popullin të marri pjesë në një protestë të paralajmëruar.

“18 qershor! Protesta e madhe e njerëzve! Përpara Qeverisë së Republikës së Maqedonisë!,” shkruan ai.

Edhe të tjerë ju bashkuan korit opozituar, si Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski që kërkoi që si dhe Kovacevski të kërkonin falje.

‘Shakaja’ e Ramës është e papranueshme, ai i ka borxh që t’i kërkojë falje kryeministrit dhe mbarë opinionit maqedonas. Kovaçevski në vend të buzëqeshjes duhet të kthejë me reciprocitet dhe të kërkojë falje. Heshtja është më shumë se një turp! Kështu mendoni për ndërtimin e një Ballkani të Hapur?’, ai shkroi në Facebook.

Statusi i Maksim Dimitrievski në Facebook

REAGIMI MEDIATIK  

Në portalet dhe mediat shqiptare, veprimi i Ramës dhe reagimi maqedonas u ndoqën me zell. Ky mbulim mediatik ishte kryesisht negativ, duke e akuzuar Ramën për protagonizëm.

Burim: Gazeta Standard

 

Titujt dhe pikëpëmja e përçuara e pëshkruan shakanë si një gafe pa shije që do të “fundoste” qeverinë e brishtë maqedonase dhe partinë Social Demokrate me të cilën Rama ka pasur një bashkëpunim të afërt që në kohën kur me ish-kryeministrin Zoran Zaev ideuan Ballkanin e Hapur.

Burim: Ora Neës

Burim: Syri.net

 

PËRGJIGJA E RAMËS

 

Por, sipas deklaratës të Ramës në Twitter, shakaja e tij nuk kishte për synim të poshtëronte Maqedoninë e Veriut, por të ironizonte “bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë.”

 

Statusi i Ramës në Twitter

 

Situata në Ballkanin Perëndimor është e nderë teksa pritet që liderët europian të vendosin nëse do të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 23 qeshor. Në qershor dhe dhjetor 2021, Bullgaria i vendosi veton kësaj të fundit gjatë një takimi e Ministratve të Jashtëm, duke ndaluar çdo hap përpara. Bullgaria ka një sërë kërkesash me natyrë kulturore dhe historike ndaj Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë detyrimin që Maqedonia e Veriut të pranojë që gjuha e saj vjen nga bullgarishtja, dhe të ndryshojë tekstet shkollore mbi disa pika kyçe të historisë mes dy vendeve.

Pavarësisht takimeve të shumta, krijimit të një komiteti historik dhe ndryshimeve në qeverinë bullgare, situata nuk duket të ketë ndyshuar. Pra, ka shumë mundësi që edhe takimi i rradhs të përfundoj me një jo për Maqedoninë e Veriut, dhe si pasojë edhe për Shqipërinë.

Pra sipas Ramës, shakaja e tij i referohet pikërisht vendimeve të Bullgarisë që ndikojnë edhe tek fati i Shqipërsië, e cila është e lidhur me Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.

Filip Stojanovski, ekspert mediatik për fondacionin maqedonas “Metamorphosis” ka dhënë një interpretim të ndryshëm të situatës, duke vënë në dukje sesi shakatë, sado të qarta, mund të përdoren nga media për të gjeneruar klikime, apo nga politikanë për axhendat e tyre populiste.

“Gjatë dekadës së fundit, diskursi politik në Maqedoninë e Veriut ka vuajtur nga interpretimet e padrejta të ironisë, sarkazmës, metaforave, satirës dhe humorit. Lloje të ndryshme shakash ose komentesh të lehta janë marrë fjalë për fjalë dhe janë përdorur për të nxitur zemëratën, veçanërisht nga ata që mbajnë opinionin populist, si dhe nga partitë politike te mediat,” ka thënë Stojanovski.

Stojanovski thotë së në një klimë të tillë mediatike, “nuk është për t’u habitur që veprimi i diskutueshëm me kryeministrin shqiptar Edi Rama u përdor si bazë për një fushatë që pretendonte se ‘populli’ ishte poshtëruar apo fyer,” siç u përshkrua nga lideri i opozitës.

Në Maqedoninë e Veriut, Stojanovski shpjegon, opozita i përdor këtë raste për të përshkruar qeverinë e tanishme si “pro BE-së…dhe si të nënshtruar ndaj Perëndimit,” dhe për më tepër nxisin urretjen ndaj Ramës, dhe si pasojë edhe ndaj Shqipërisë duke ndihmuar narrativat kundër BE-së.

Mediat shqiptare luajtën një rol të ngjashëm duke zmadhuar veprimin e Ramës dhe duke prezantuar si të mirëqena argumentat e opozitës maqedonase, sipas të cilave shakaja e Ramës, drejtuar Bullgarisë, përbënte një fyerje ndaj popullit maqedonas.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img