Faktoje, organizata e parë në Shqipëri për verifikimin e fakteve dhe promovimin e integritetit të informacionit, kërkon një Menaxher/e për Grante dhe Partneritete, i/e cili/a do të kontribuojë në zhvillimin strategjik të organizatës përmes mobilizimit të burimeve financiare dhe ndërtimit të partneriteteve me donatorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Kërkojmë një profesionist/e që:
Ka përvojë në hartimin dhe menaxhimin e granteve;
Ka aftësi të shkëlqyera në shkrimin e projekteve dhe raportimin ndaj donatorëve;
Njeh menaxhimin e ciklit të projektit dhe buxhetimin;
Komunikon shumë mirë në gjuhën shqipe dhe angleze;
Punon në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Çfarë ofrojmë?
• Një mjedis pune profesional dhe bashkëpunues;
• Angazhim në projekte me ndikim kombëtar dhe ndërkombëtar;
• Mundësi zhvillimi profesional dhe bashkëpunimi me rrjete prestigjioze ndërkombëtare.
Vendndodhja: Tiranë
Dërgoni CV-në dhe letrën e motivimit në: info@faktoje.al
Afati i aplikimit: 20 / 08 / 2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.






