Detyrat dhe përgjegjësitë:
Përgjegjës për realizimin e:
1. Shkrimeve fakt verifikues
2. Shkrimeve analitike dhe investigime
3. Videove dhe produkteve multimedia
4. Të jetë njohës i mirë i institucioneve dhe fushës së tyre të veprimtarisë
5. Të ketë njohuri nga aktualiteti politik shqiptar
6. Të njohë background-in politik shqiptar
Kandidatët potencial duhet të kenë:
– të paktën 3 vite eksperiencë dhe përvojë në gazetari;
– aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë në grup;
– gatishmëri dhe motivim për të punuar me orar të plotë dhe fleksibël;
– aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze;
– aftsi në programet kompjuterike, ku avantazh përbëjnë aftësitë për redaktimin/montazhin e videove/transferimin e tyre online/ postimin në internet.
-aftësitë në prodhimin e grafikëve dhe ilustrimeve përbëjnë avantazh
Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi përmes postës elektronike në adresën info@faktoje.al deri në datën 15 gusht, 2024.