BallinaAktiviteteFacebook lançon programin e verifikimit të fakteve me Faktoje në Shqipëri

Facebook lançon programin e verifikimit të fakteve me Faktoje në Shqipëri

“Facebook” në bashkëpunim me “Faktoje” për verifikimin e fakteve

Si pjesë e luftës së Facebook kundër keqinformimit, ne bashkëpunojmë në të gjithë botën me verifikues të pavarur të fakteve me palë të treta, të cilat shqyrtojnë dhe vlerësojnë saktësinë e përmbajtjes.

Sot ne lançojmë nisjen e programit të verifikimit të fakteve në Shqipëri me organizatën e pavarur të verifikimit të fakteve “Faktoje”, një media e certifikuar nga rrjeti ndërkombëtar IFCN , i cili është i pavarur, jo partiak dhe transparent.

Kur një gazetar, që verifikon faktet, vlerëson një histori si të rreme, ne e shfaqim më pak atë në News Feed, duke ulur ndjeshëm shpërndarjen e saj. Kjo ndalon përhapjen e lajmeve të rreme dhe zvogëlon numrin e njerëzve që e shohin atë. Faqet dhe domenet që shpërndajnë vazhdimisht lajme të rreme do të shohin gjithashtu uljen e shpërndarjes së tyre dhe heqjen e aftësisë për të fituar para dhe reklamim.

Dhe kur një postim është shënuar si i rremë, ne paralajmërojmë njerëzit që e shohin postimin ose përpiqen ta ndajnë postimin, që është shënuar si i rremë. Verifikuesit  e fakteve nuk heqin llogaritë ose faqet nga Facebook.

“Ne jemi të lumtur që nisim programin tonë të verifikimit  të fakteve të palëve të treta në Shqipëri me  organizatën  “Faktoje”. Lufta kundër lajmeve të rreme është një përgjegjësi që ne e marrim seriozisht, prandaj po punojmë vazhdimisht për mënyrat që ndihmojnë ndalimin e përhapjes së tyre në platformën tonë” – tha Kateryna Kruk, Menaxhere e Politikave Publike për Shqipërinë.

“Ne jemi duke punuar vazhdimisht për mënyrat që ndihmojnë ndalimin e përhapjes së lajmeve të rreme në platformën tonë dhe për të kuptuar vlerën e partneritetit me ekspertë vendas për ta realizuar këtë. Ne jemi të kënaqur që fillojmë të punojmë me”Faktoje” dhe i mirëpresim ata në programin tonë global,” tha Sophie Eyears, Menaxhere e Zhvillimit të Partnerëve Strategjik, Integriteti i Lajmeve në Meta.

Ky program është në përputhje me kornizën tre-pjesëshe të Facebook për të përmirësuar cilësinë dhe autenticitetin e postimeve në Neës Feed, ku Facebook heq llogaritë dhe përmbajtjet që shkelin standardet e tij të komunitetit ose politikat e reklamave; redukton shpërndarjen e lajmeve të rreme dhe përmbajtjeve joautentike si klikimi; dhe informon njerëzit duke u dhënë atyre më shumë kontekst për postimet që shohin.

“Ne jem të lumtur, që më në fund edhe Shqipëria, përmes “Faktoje” u bë pjesë e këtij partnership me Facebook-un. Misioni ynë është të luftojmë disinformimin, të informojmë me fakte dhe të tregojme qartë se cilat janë lajmet e rremë që helmojnë cdo ditë nga pak jetën tonë. Ky partnership, është një fillim i ri për ne, dhe jemi të lumtur që prej ditës së sotme jemi pjesë e këtij programi global”- tha Klodiana Kapo, Drejtore Ekzekutive e “Faktoje” në Shqipëri

“Faktoje”  do të fillojë verifikimin e fakteve në Facebook dhe Instagram në ditët në vijim. Sot, ne punojmë me më shumë se 80 partnerë për verifikimin e fakteve në më shumë se 60 gjuhë në mbarë botën dhe po investojmë në mënyra për t’i shkallëzuar më tej këto përpjekje.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img