BallinaPertejZgjedhjetEriselda Sefa, kryebashkiakja e parë grua dhe premtimet e saj për Lushnjen

Eriselda Sefa, kryebashkiakja e parë grua dhe premtimet e saj për Lushnjen

Eriselda Sefa është kryetarja e parë grua, e cila do të drejtojë bashkinë e qytetit të Lushnjes për një vit. Megjithëse aktualisht bashkia e Lushnjes ka të arrestuar nga SPAK prej 8 muajsh prej 11 zyrtarë të saj, përfshirë edhe ish-kreun e bashkisë Fatos Tushen, përsëri banorët e Lushnjes votuan të majtën.

Disa nga projektet që ajo ka premtuar brenda këtij mandate 1-vjeçar janë: Ndërtimi i unazës së madhe të Myzeqesë, rikonstruksioni i përroit të qytetit, asfaltimi i rrugëve të lagjeve.

Kush është Eriselda Sefa?

Fitorja e saj shënon diferencën më të thellë të arritur nga e majta socialiste gjatë 31 viteve pluralizem politik në këtë bashki, me mbi 10239 vota, kundrejt dy emrave të tjerë të kandidatëve rivalë.21477 është numri i votave të drejtperdrejta për Eriselda Sefën në këto zgjedhje të pjesshme vendore, 11238 vota u fituan nga Elton Bano, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” dhe 3809 vota për Indrit Sefën, kandidatin e Partisë Demokratike.

Kryetarja e re e bashkisë Lushnje

Kyetarja e re e bashkisë së Lushnjes nuk është një emër i panjohur për lushnjarët. Ajo është pjesë e organigramës së këtij institucionin që nga koha kur kjo bashki drejtohej nga Kadri Gega, i Partisë Demokratike. Pas ardhjes në pushtet nga e majta, në vitin 2007 Eriselda Sefa vijojnë të ishte pjesë e bashkisë dhe posti i fundit ka qenë ai i nënkryetares. Në momentin e arresimit të kryebashkiakut Fatos Tushe, ajo u emërua kryetare e komanduar. Fushata e saj është mbështetur fort, nga drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla.  “Na mbështesni për të vazhduar zbatimin e projekteve të programuara” – ka qenë kryefjala e çdo takimi me votuesit lushnjare.

Pas shpalljes zyrtare të fitores se 41-vjeçares, Eriselda Sefa, nënë e një djali, pritet mbajtja e premtimeve të dhëna.

Ndërtimi i unazës së madhe të Myzeqesë, rikonstruksioni i përroit të qytetit, asfaltimi i rrugëve të lagjeve dhe i rrugëve drejt parcelave bujqësore janë investimet që kryebashkiakia e Lushnjes, ka premtuar se do t’i realizojë menjëherë pas marrjes së mandatit 1-vjeçar.

Gara për bashkinë e Lushnjes 

Bashkia e Lushnjes është drejtuar kryesisht nga parti të majta, si LSI dhe Partia Socialiste. Për herë të parë, tre mandate rresht (2011, 2015, 2019) u fituan nga Fatos Tushe i PS, i cili nuk arriti të çonte deri në fund vitet e mbetura të drejtimit të bashkisë pasi aktualisht është nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Tre emrat e kandidatëve në garë të propozuara për drejtimin e qytetit ishin figura të njohura qytetarët. Disa ditë pasi u zyrtarizuan emrat e kandidatëve për garën e bashkisë Lushnje, u kërkua debat publik, por përballja midis tre kandidatëve, me ide dhe programe nuk u bë asnjëherë reale.

Eriselda Sefa, kandidatja e PS, ishte e njohur për shkak të pranisë së saj prej 16 vitesh nëpër korridoret bashkise se qytetit, si dhe pas procedimit penal të ish-kreut të bashkisë, ajo mbajti rolin e kryetares së komanduar.

Kandidati i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, me profesion jurist, ka zhilluar një garë me takime individuale, duke komunikuar me qytetarët për problemet dhe kërkesat e tyre.

Kandidati i tretë, sipas numrit rendor edhe në fletën e votimit ishte Elton Bano, i koalicionit “Shtëpia e Lirise”. Si djali i vetëm i ish-deputetit të PD, Ilir Bano, pjesëmarrës në fushatat e bëra edhe nga babai, Eltoni gjeti mbështetje të madhe jo vetëm nga grupi i rithemelimit të PD, por edhe nga anëtarët e LSI.

6 marsi kaloi dhe gara u fitua një grua, e cila arriti të mposhte dy rivalët meshkuj, por edhe pse votat e marra ishin më shumë se kurrë më parë për PS, pjesëmarrja në votime ishte 35,96%.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img