.

.

BallinaFake newsDezinformimi në kohë krizashEmiratet e Bashkuara Arabe nuk po bashkëpunojnë me Izraelin për operacionet në Gaza

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk po bashkëpunojnë me Izraelin për operacionet në Gaza

Pamjet e një stërvitjeve të përbashkët ushtarake mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit po keqinterpretohen në rrjet si një bashkëpunim mes dy shteteve për të bombarduar Gazën. Faktoje sjell të dhënat që tregojnë se pamjet i përkasin dy viteve më pare dhe nuk kanë lidhje me zhvillimet e fundit në rajon.

Postime të shpërndara në rrjetet sociale aludojnë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dërguar së fundmi avionët e tyre për të mbështetur Izraelin në luftën me Hamasin. Ky pretendim për bashkëpunimin e një vendi mysliman me Izraelin, në këtë periudhë të ndezur të konfliktit mes Hamas dhe Izraelit, sigurisht që ka ngjallur mjaft zemërim tek komentet e shumta që shoqërojnë videon.

Komandanti i Forcave Ajrore të UAE zbarkon në Tel Aviv për të inspektuar avionët e UAE, të cilët po merrin pjesë në operacionet e përbashkëta me Izraelin”-shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Publikimi në rrjetet sociale është shoqëruar edhe më një video, ku shfaqen komandantët e trupave përkatëse të dy vendeve në një ceremoni ushtarake.

Faktoje vendosi të bëjë një verifikim të pamjeve të publikuara, duke përdorur mjetet e verifikimit të fotove dhe videove.

Nga kërkimi rezulton se në fakt këto pamje i përkasin tetorit të vitit 2021, gjatë një vizite të kreut të Forcave Ajrore të Emirateve në Izrael. Në këtë vizitë, komandanti i lartë i UAE monitoroi stërvitjen ‘Blu Flag’, një stërvitje ajrore ndërkombëtare që u mbajt 2 vite më parë mbi shkretëtirën Negev.

“Kjo nuk është një stërvitje kundër një vendi apo në një zonë, është një ushtrim i përgjithshëm. Pra, ne po i vëmë pjesëmarrësit përballë sfidave të përgjithshme”-njoftonin asokohe drejtuesit ushtarakë.

“Forca ajrore izraelite (IAF) kreu stërvitjen e saj të pestë të ‘Blu Flag’ këtë muaj (tetor 2021), me pjesëmarrjen për herë të parë të skuadroneve dhe pilotëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Greqia, Franca dhe India”, raportonin mediat e huaja 2 vite më parë.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka sjellë edhe qarkullimin e shumë informacioneve të rremë, të cilat janë verifikuar nga Faktoje në një sërë artikujsh.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img