.

.

BallinaPertejZgjedhjetElbasani, zona e nxehtë që e mbylli paqësisht votimin

Elbasani, zona e nxehtë që e mbylli paqësisht votimin

BARDHA NERGJONI

Qarku i Elbasanit e mbylli pa incidente zgjedhore procesin e votimit duke i hapur rrugë një procesi numërimi që do të zhvillohet në 10 KZAZ e qarkut. Ndryshe nga paraditja me një fluks të madh votuesish, pasditja ishte e qetë për qendrat e votimit.  Numri i votuesve nuk i kaloi 49 deri në 50% pjesmarrjen duke patur një ngritje të ndjeshme nga viti 2017 por ende larg një pjesëmarrjeje surprizuese. Kështu në KZAZ 49 Qendra e votimit 23 69 kanë votuar 401 persona nga 874 në listat e votimit. Një fraksion I kësaj qendre ka pasur edhe numrin më të ulët të votuesve ku nga 548 votues kanë marrë pjesë  vetëm 193 votues. Ndërkohë një qendrën e votimit 23 70 nga 989 votues kanë marrë pjesë 510 votues. Kjo pjesëmarrje ishte vetëm në bashkinë Elbasan ndërkohë që nga 46 deri në 48 % luhatet pjesëmarrja në KZAZ-të e tjera të qarkut. Bashkitë e vogla e mbyllën pa incidente dhe me probleme të vogla teknike për identifikimin elektronik. Kështu në 49 qendra votimi në këtë bashki procesi u mbyll normalisht dhe po fillon administrimi i materialeve zgjedhore.

*Pjesë nga përfundimi i procesit të votimit

*Komisionerët duke lëvizur materialet

*Komisionerët duke lëvizur materialet

Ndërkohë pjesmarrje të ulët ka reflektuar bashkia Cërrik, ku morën pjesë rreth 45% të votuesve. Nënkryetari Smail Hoxha deklaroi se shifra e pjesëmarrjes është e ulët dhe varet shumë nga emigracioni sezonal.

Në 4 KZAZ-t e tjera nuk u regjistruan incidente të dukshme veç ndonjë defekti në pajisje, të cilat janë riparuar dhe procesi ka vijuar normalisht. Aktualisht janë duke u grumbulluar dhe dorëzuar materialet në 9 vendet e numërimit të përcaktuara nga KQZ. I vetmi ndryshim këtë vit është KZAZ e zonave rurale të bashkisë Elbasan, që do të numërohet në shkollën “Jorgji Dilo”.

Elbasani ishte në qendër të vëmendjes sot. Ambasadori i Bashkimit Evropian, Soreca, ambasadorja e SHBA, ambasadori i Britanisë së madhe u kthyen në monitories procesi të votimit në një zonë të nxehtë që u kthye në arenë përplasjesh në 21 prill me një viktimë e disa të plagosur.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img