BallinaPertej"EEAS", analizë të lajmeve dezinformuese në "epokën" e koronavirusit "COVID-19"

“EEAS”, analizë të lajmeve dezinformuese në “epokën” e koronavirusit “COVID-19”

Raporti i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), një strukturë e BE-së, ka bërë një analizë të dezinformimit në lidhje me koronavirusin “COVID-19” në mediet dhe rrjetet sociale në vendet europiane duke konstatuar se një pjesë e këtyre lajmeve të rremë janë “fabrikuar” me qëllim përfitime politike dhe financiare. Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri reagoi duke e konsideruar aktin si “tentativë për të deformuar realitetin”.


Pandemaia “COVID-19”, po rezulton se njëherazi po prodhon edhe sasi të konsiderueshme të lajmeve të rremë dhe dezinformatave, të ardhura nga brenda edhe jashtë Bashkimit Evropian. Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi se shpërthimi dhe reagimi ndaj koronavirusit “COVID-19” është shoqëruar me një infodemi masive.

Qeveritë dhe autoritetet shëndetësore janë duke u përpjekur të japin informacion zyrtar në lidhje me COVID-19 dhe platformat e rrjeteve sociale po kërkojnë mënyra efektive për të promovuar këtë përmbajtje, ndërsa njëkohësisht demotojnë ose heqin përmbajtje jo të besueshme. Në të njëjtën kohë, është parë një sasi thelbësore e dezinformatave që përhapen në internet dhe jashtë linje. Ndërsa dezinformata përfshin përhapjen e paqëllimshme të informacionit të rremë, fushatat disinformuese sjellin prodhimin e qëllimshëm ose shpërndarjen e përmbajtjes së rreme, të përhapur qoftë për arsye politike ose financiare.

Disa nga lajmet e rreme më të përhapura në media dhe rrjetet sociale sipas EEAS:

  • Koronavirusi është një armë biologjike e prodhuar nga Kina, SHBA, Britania e Madhe apo edhe Rusia (me qëllim sdëmtimin e BE-së dhe NATO-s)
  • Koronavirusi nuk shpërtheu në Wuhan, Kinë.  SHBA po fsheh origjinën e tij të vërtetë, e cila në fakt është në laboratorët amerikanë ose një laborator amerikan diku në ndonjë vend tjetrë në botë. Përhapja është shkaktuar nga migrantët dhe migrantët po përhapin virusin në BE
  • Koronavirusi është i lidhur me rrjetin 5G
  • BE nuk ka arritur të trajtojë krizën – BE është një katastrofë për Evropën
  • BE nuk është e gatshme të sigurojë mbështetje urgjente për Shtetet Anëtare – përkundrazi, ata duhet të kërkojnë mbështej diku jashtë Evropës (p.sh., Italia), me Kinën e përmendur më shpesh si burimin e një ndihme të tillë
  • Kina po vjen për të shpëtuar BE ndërsa Brukseli braktis vendet anëtare të BE-së
  • Shengen nuk ekziston më – Evropianët janë në karantinë, por migrantët mund të lëvizin lirshëm
  • Koronavirusi është një shaka, nuk ekziston
  • BE mund të vendosë vaksinime masive
  • Kurat: pretendon se mjete natyrale ekzistojnë për të kuruar virusin, të cilat shpesh kombinohen me rrefime antikaksionuese
  • Teori të ndryshme konspirative: parashikime historike në lidhje me pandeminë, plagë që godasin planetin, përpjekje sekrete e “Deep State” (Masonë etj) për të kontrolluar rritjen e popullsisë, pandemia  shkaktohet nga kimikatet ose që çon në Luftën e III Botërore

Disinformimi pro-rus:

Sipas Buzzsumo, një motor analitik në internet që lejon përdoruesit të zbulojnë se çfarë përmbajtje është e popullarizuar del se Russia TOdau RT ne Spanjisht vazhdon të mbetet ndër 20-të kryesorët për burime në internet (në Twitter, Facebook dhe Reddit) për informacionet e lidhura me koronavirusin, duke u renditur aq lart, domeni i 12-të më i popullarizuar sot.

Ekzistojnë gjithashtu dallime të dukshme në strategjitë e dezinformimit të Rusisë përballë audiencës vendase dhe ndërkombëtare:

  • Mesazhet që synojnë audiencën vendase ruse përshkruajnë virusin si një formë të agresionit të huaj, për shembull duke pretenduar se koronavirusi ka origjinë në laboratorët sekretë amerikanë ose perëndimorë dhe duke theksuar se sfidat për të përballuar virusin prekin kryesisht vendet e huaja dhe demokratike, ndërsa Rusia po lufton kundër shpërthimit.
  • Mesazhet që synojnë audiencën ndërkombëtare (në anglisht, italisht, spanjisht dhe arabisht, midis gjuhëve të tjera) ndjekin një qasje të ndryshme: ato përqendrohen kryesisht në teoritë e komplotit për “elitat globale” (Deep State, masonet) që shfrytëzojnë virusin për qëllimet e tyre. Këtu qëllimi është të nxisë mosbesim tek autoritetet kombëtare dhe evropiane dhe sistemet e kujdesit shëndetësor, institucionet ndërkombëtare dhe ekspertët shkencorë, ndër të tjera.
  • Narrativat që përshkruajnë virusin si të bëra nga njeriu janë të pranishme në disinformime që synojnë të gjithë audiencën.

Mbulimi në lidhje me rajonin e Ballkanit Perëndimor

  • Lajmet e rreme dhe dezinformatat në lidhje me COVID-19 janë vërejtur gjithashtu në mjedisin informativ të Ballkanit Perëndimor. Narrativat si “Virusi u zhvillua në një laborator për të synuar Kinën dhe Iranin” ishin të dukshme në mediat në të gjithë rajonin.
  • Ekzistojnë disa rreziqe që lidhen me përhapjen e dezinformimit të koronës në Ballkanin Perëndimor:
  • Mund të përfshihet në debate zgjedhore në vazhdim dhe të diskreditojë kundërshtarët me teori konspirative, për shembull në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.
  • Mund të angazhojë urrejtje kundër migrantëve.
  • Mund të përdoret nga burime të huaja për të manipuluar hapësirat lokale të informacionit.

 

Artikulli i marrë nga “EEAS Special Report

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img