KLEVIS PALOKA
“ Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE-së!”. Kështu thuhej në një prej postimeve të kryeministrit Rama në llogarinë e tij në Twitter.
Meqë së fundmi ky term ka gjetur përdorim të shpeshtë në fushën politike, por jo vetëm, “Faktoje’’ kërkoi të verifikojë vërtetësinë e deklaratës së Ramës mbi numrin e vendeve të BE-së që e dënojnë shpifjen me burg. Për këtë, ‘’Faktoje’’ iu referua ‘’International Press Institute’’ ku jepen të dhëna mbi vendet e Bashkimit Europian që e ndëshkojnë shpifjen me burg nga gazetarët dhe të tjerët.
Sipas International Press Institute numri i vendeve që e bëjnë një gjë të tillë, pra që kanë burgun si masë ndëshkimore për shpifjen, në BE është vetëm 17. Duke qënë se shifrat e publikuara nga kryesocialisti Rama nuk përputhen me ato të Institutit Ndërkombëtar të Shtypit, deklaratën e tij do ta kategorizojmë si GËNJESHTËR.