.

.

BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëEdi Rama: Mesatarja e vrasjeve nën 50-të

Edi Rama: Mesatarja e vrasjeve nën 50-të

ANDI BORA

Kanabisi dhe krimi kanë qenë fokusi i fjalimit të kryeministrit të vendit, Edi Rama, të mbajtur gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar Socialist, me datë 8 tetor. 

Duke iu referuar nivelit të krimit, ai u shpreh se gjatë mandatit të tij të parë mesatarja e vrasjeve ka qenë 50.

“Shqipëria që gjetëm e kishte mbi 80 mesataren e vrasjeve në katër vjet, sot e ka nën 50”, u shpreh Rama.

Në vazhdën e verifikimeve që Faktoje ka bërë së fundmi referuar nivelit të vrasjeve, edhe kjo deklaratë u mor në shqyrtim për të parë sesi qëndron e vërteta.

Sipas të dhënave të INSTAT, për periudhën nga viti 2010-2013, mesatarja e vrasjeve ka qenë 116.5.

Po sipas të të njëjtave të dhëna të publikuara nga INSTAT, për periudhën nga viti 2014-2017 mesatarja e vrasjeve rezulton 68.2.

Përpara marrjes së drejtimit të qeverisë nga Edi Rama, mesatarja e vrasjeve ka qenë mbi 80, por megjithëse gjatë mandatit të tij të parë ka pasur një ulje të konsiderueshme të nivelit të vrasjeve, të dhënat tregojnë që ende kjo mesatare nuk është nën 50.

Duke ballafaquar të dyja pjesë e deklaratës së kreut të ekzekutivit, rezulton që ajo të jetë GJYSMË E VËRTETË.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img