.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëEdi Rama: 17 shkolla të reja po ndërtohen në Tiranë

Edi Rama: 17 shkolla të reja po ndërtohen në Tiranë

KLEVIS PALOKA

Unë dua që të nënvizoj shumë shkurtimisht punën që ne parashikojmë të bëjmë në vijim për infrastrukturën; infrastrukturën rrugore, infrastrukturën arsimore, infrastrukturën shëndetësore. Janë 3 shkolla të reja që i shtohen 17 shkollave që janë tanimë në proces ndërtimi në Bashkinë e Tiranës”, kështu deklaronte me 2 Maj 2018, Kryeministri Edi Rama në hapjen e fushatës së llogaridhënies publike nga Tirana.

Nisur nga kjo deklaratë e kreut të qeverisë, “ Faktoje” kontaktoi me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit dhe me Bashkinë e Tiranës për t’i pyetur sesa shkolla të reja po ndërtohen në Bashkinë e Tiranës.

Sipas Ministrisë së Arsimit, në Bashkinë e Tiranës po ndërtohet vetëm 1 shkollë e re, 1 sallë koncertesh në Liceun Artistik “Jordan Misja’’ dhe po bëhet rikonstruksioni i një shkolle 9-vjeçare.

  1. Rikonstruksion, Shkolla 9-vjeçare “Dora Distria”,
  2. Ndërtim Shkolla 9-vjeçare “Kosova”,
  3. Ndërtim, “Salla Koncerteve” Liceu Artistik “Jordan Misja”.

Ndërsa sipas Bashkisë Tiranë, në territorin e saj po ndërtohen vetëm 2 shkolla të reja dhe po bëhen disa shtesa dhe rikonstruksione në shkolla të ndryshme

  1. Rikonstruksion dhe Instalim i Sistemit të Ngrohjes në Shkollën e mesme “ Ismail Qemali”
  2. Ndërtim i shkollës 9-vjeçare “ Kosova” Tiranë
  3. Ndërtim i sallës së koncerteve, pranë auditorit të Liceut Artistik “ Jordan Misja”
  4. Rehabilitimi dhe Instalimi i Sistemit të Ngrohjes i Shkollës 9-vjeçare “ Mihal Grameno”
  5. Rikonstruksion i pjesshëm i shkollës së mesme të përgjithshme “ Andon Z. Çajupi”
  6. Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “ Dëshmorët e Lirisë”
  7. Rehabilitimi i pjesshëm dhe Instalimi i Sistemit të Ngrohjes në Shkollën 9-vjeçare Dh. Leka dhe Ndërtim i Palestrës
  8. Ndërtim i ri i shkollës 9-vjeçare S. Maci
  9. Rikonstruksion i Shkollës 9-vjeçare “ Dora D’istria”
  10. Ndërtim shtese në Shkollën 9-vjeçare “Isa Boletini”
  11. Ndërtim Palestër Shkolla e Mesme e Bashkuar Farkë

Duke u nisur nga faktet e renditura nga “Faktoje” duke u bazuar në përgjigjet e dhëna nga insitucinet përkatëse, deklaratën e Ramës do e kategorizojmë si GËNJESHTËR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img