BallinaPremtimeErion Veliaj: Në vitin 2018 rruga "Qemal Stafa" do të shpëtojë nga mobiljet e ekspozuara në trotuar

Erion Veliaj: Në vitin 2018 rruga “Qemal Stafa” do të shpëtojë nga mobiljet e ekspozuara në trotuar

INVA HASANALIAJ

Në datën 21 dhjetor të vitit të kaluar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të projekt buxhetit të vitit 2018-të, tha se gjatë këtij viti rruga “Qemal Stafa” do të shpëtonte nga mobiljet dhe tregu i bideve të përdorura.

“Vitin tjetër rruga “Qemal Stafa” shpëton nga mobiljet dhe tregu i bideve të përdorura. Nuk mundet ngjitur me Pazarin e Ri ne të shesim bide të përdoruara. Nuk ka sens.”- tha Veliaj.

“Faktoje” vendosi të vëzhgojë nga afër situatën në të cilën ndodhet kjo rrugë gati një vit më pas.

Nga pamjet në terren por edhe nga bisedat që patëm me tregtarët dhe pronarët e bizneseve në këtë zonë, mësuam se trotuaret janë liruar plotësisht. Gjithashtu të njëjtat burime na konfirmuan se policia bashkiake kryente kontrolle periodike në këtë aks rrugor dhe shpesh herë vendoseshin gjoba për bizneset që e shkelin urdhërin. Tashmë rrugën “Qemal Stafa” mund ta përshkosh fare lirshëm dhe pa u penguar nga tregu i mobilieve të përdorura, bideve apo pajisjeve hidrosanitare të përdorura.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img