Pretendimi: Ekziston një video që tregon ish-Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton dhe ish ndihmësen e saj Huma Abedin, duke abuzuar seksualisht me një vajzë të vogël.

Verdikti: E paprovuar

————————————————————-

Në rrjetet konspiracioniste po qarkullon sërish thashethemi i ekzistencës së një video ku tregohet ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton dhe ish-ndihmësja e saj Huma Abedin duke abuzuar seksualisht me një fëmijë.

Postimi i mësipërm ringjall një thashethem që ka nisur të qarkullojë në rrjete sociale që në vitin 2018 si rezultat i teorisë konspirative Pizzagate. Nuk kishte asnjë provë të besueshme për këtë pretendim atëherë, dhe ende nuk ka. Pavarësisht pretendimeve virale, asnjë video e tillë nuk është shfaqur ndonjëherë.

Një artikull i 16 prillit 2018 në thepedogate.com, një faqe që cila i kushtohej teorive të tilla konspirative, tha se Departamenti i Policisë së Neë York e quajti videon “‘Guri i Rozetës’ i informacionit që lidh politikanë të lartë, si Clinton, me një rrjet elitar pedofilësh” – duke i bërë jehonë teorisë të “Pizzagate” nga viti 2016 që pretendonte se Clinton dhe ndihmësit e saj po drejtonin trafikonin fëmijë nga një dyqan picash në Washington, D.C.

Zyra e Zëvendës Komisionerit për Informacionin Publik në NYPD konfirmoi në atë kohë për FactCheck se departamenti nuk po hetonte asnjë video të tillë.