.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookE manipuluar video ku Zelensky bie në gjunjë para Donald Trump

E manipuluar video ku Zelensky bie në gjunjë para Donald Trump

Pretendimi: Zelensky iu ul në gjunjë Donald Trump në takimin e tyre të fundit

Verdikti: E pavërtetë, AI

Në rrjetet sociale në vendin tonë është shpërndarë një video ku shfaqet presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në këto pamje, Zelenskyy shihet teksa ulet në gjunjë para Trump dhe i shtrëngon dorën, ndërsa presidentin rus Vladimir Putin sheh me dylbi këtë ngjarje.

Pas Zelenskyy, në video duket presidenti francez, Emmanuel Macron duke i lustruar këpucët Trump.  Një video e verifikuar më parë nga Faktoje si e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Por, sa të vërteta janë këto pamje?

Në bëmë një kërkim me anë të mjeteve të verifikimit të pamjeve, ku gjetëm pamjet reale nga takimi i Trump me Zelenskyy dhe Macron. Në video shihet Zelenskyy duke u takuar me Trump, por në asnjë moment nuk ulet në gjunjë, çka tregon që video e shpërndarë në rrjetet sociale është e modifikuar.

Më pas, në video shfaqet edhe presidenti frances, Emmanuel Macron dhe të tre bëhen bashkë për një foto zyrtare.

Kjo video është shpërndarë edhe në faqe në gjuhën ruse, ku tregohet që kemi të bëjmë me një video të modifikuar. “Humor, shaka”-shkruhet krahas videos së publikuar në website në gjuhën ruse.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img