.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookE manipuluar video këndimit hebraisht nga Trump dhe Musk

E manipuluar video këndimit hebraisht nga Trump dhe Musk

Pretendimi: Trump dhe Musk kënduan himnin amerikan në hebraisht

Verdikti: E pavërtetë

Pas fitores së zgjedhjeve presidenciale, e gjithë bota pret me vëmendje ndryshimet e premtuara nga Donald Trump në politikën amerikane. Një prej këtyre premtimeve është dhe ndalimi i luftimeve në Gaza dhe territoret e tjera të prekura nga lufta në Lindjen e Mesme. Në këto javë që na ndajnë nga nisja e mandatit të dytë, në rrjete sociale ndahen postime që pretendojnë qëndrimin pro-izraelit të presidentit të ri dhe njerëzve pranë tij. Si provë për këtë është publikuar një video, ku pretendohet se Trump dhe miliarderi Elon Musk këndojnë në gjuhën izraelite.

Përse këndojnë Trump dhe Musk himnin e Amerikës në gjuhën çifute?”- shkruhet në postimin që shoqëron këtë video.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Në një verifikim që Faktoje.al bëri nëpërmjet mjeteve të verfiikimit të imazheve, gjetëm videon reale nga festa e fitores së Trump, më 13 nëntor 2024, në rezidencën e njohur në Mar-a-Lago.

Në një moment kulminant të mbrëmjes festive, shfaqet tenori italiano-amerikan, Christopher Macchio, i cili ishte ftuar të këndonte një version operistik të këngës patriotike “God Bless America”. Pamjet e publikuara tregojnë Trump dhe Musk që i bashkohen të shpenguar tenorit për të kënduar së bashku. 

Në videon origjinale kënga nuk është në gjuhën izraelite siç pretendohet në postimin e shpërndarë. Duket qartë që videos së shpërndarë në rrjetet sociale i është mbivendosur audio, për të krijuar konfuzion.

Përpos zërit që është modifikuar, ndryshe nga çfarë pretendohet në rrjetet sociale, kënga “God bless America” nuk është himbi kombëtar i SHBA-ve. Kjo këngë e krijuar gjatë luftës së parë botërore, nisi të përdorej një dekadë më parë nga Trump në takimet e tij dhe është kthyer tashmë në himnin e ndjekësve të tij nën logon MAGA (Make Amerika great again).

Himni kombëtar i Shteteve të Bashkuara është kënga “The Star-Spangled Banner”.

Video e performancës operistike u bë më virale pasi në mediat sociale pati kritika ndaj shefit të Tesla, Elon Musk. Sipas përdoruesve në rrjetet sociale, miliarderi nuk dinte fjalët e këngës dhe bënte lëvizje të sikletshme. Sidoqoftë, Musk do të ketë kohë të mësojë tekstin e këngës himn të Trump pasi tenori Macchio pritet të performojë në ceremoninë e inaugurimit të Trump më 20 janar.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img