Pretendimi: Kjo video tregon ish-presidentin Ilir Meta në një intervistë për shkencën

Verdikti: Video e manipuluar

———————————————————–

Një video që po qarkullon në rrjete sociale duket se tregon ish-presidentin Ilir Meta duke folur për arritjet e tij të mëdha shkencore.

Video dukshëm është modifikuar, por disa prej reagimeve në rrjet duket se e kanë marrë seriozisht.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti videon origjinale në Youtube. Burri në video nuk i përngjason Metës.

Video që po qarkullon online është krijuar me programe ‘faceswap’ apo të ndërrimit të fytyrës, një numër prej të cilëve janë falas për t’u përdorur.

Faktoje përdori një nga këto programe për të gjeneruar një video të ngjashme, duke përdorur të njejtën video dhe fytyrën e ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha.