BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookE manipuluar foto me targa serbe e makinës së gazetarit Buzhala

E manipuluar foto me targa serbe e makinës së gazetarit Buzhala

Një fotografi e gazetarit Berat Buzhala duke hipur në një automjet me targa serbe është shpërndarë në rrjetin social facebook duke nxitur reagimin e lexuesve. Një verifikim i Faktoje tregon se fotografia është e manipuluar enkas dhe shpërndarja e saj përhap keqinformim të qëllimshëm.

Jona Plumbi

Publikimi i një serie regjistrimesh audio mes Mimoza Kusarit, shefe e grupit parlamentar të Vetëvendosjes me një nga njerëzit më të rrezikshëm të Veriut të Kosovës, nga gazetari Berat Buzhala, ka ngjallur së fundmi një stuhi në politikën kosovare. Akuzat se njerëzit pranë kryeministrit Kurti kanë bashkëpunim me drejtuesit e komunitetit serb publikohen në kulmin e krizës në Veri të vendit. Pikërisht në këtë situatë vijnë edhe sulmet ndaj gazetarit Buzhala, drejtuesit të portalit online Nacionale, i cili akuzohet në rrjetet sociale se po bën lojën e Serbisë.

Fotografia është shpërndarë për herë të parë në rrjetin social Twitter në datën 2 Korrik.

Më pas fotografia është ripostuar në rrjetin social Facebook, në datë 6 korrik. Fotografia shoqërohet me postimin: “Një filozof gjerman thote: “Nacionalisti nuk e do kombin e tij. Ai nuk ka kohë për të, sepse është i zënë duke i urrejtur dhe luftuar të tjerët. Po ashtu edhe ekstremisti nuk e do Islamin, sepse është i zënë duke i urrejtur dhe luftuar të tjerët”.

Pjesë e postimit është edhe një fotografi e kryeministrit Edi Rama me Bill Clinton dhe Alex Soros. Por ndërsa kjo e fundit është e vërtetë, një kërkim i Faktoje në rrjet vërtetoi se fotografia e Berat Buzhalës është manipuluar qëllimisht.

*Fotografia origjinale me makinën me targa kosovare

Një kërkim në rrjet përmes fotografisë së publikuar, tregon se kjo foto është shpërndarë për herë të parë në rrjet nga një artikull i publikuar më 10 qershor 2023.

Në artikull shfaqet edhe fotografia në fjalë, ku qartësisht duket targa me akronimin e republikës së Kosovës, RKS. Autori i shkrimit në blog, pretendon autorësinë e fotos, dhe shkrepjen në fshatin Tushillë, Skënderaj, më 21 janar 2023, si dhe që makina është në pronësi të një anëtari të partisë Partisë Demokratike të Kosovës.

Si kuptohet lehtësisht nga informacionet e gjendura në rrjet, fotografia e shpërndarë ku duket gazetari Berat Buzhala duke hipur në një makinë me targa Beogradi është e modifikuar dhe rrjedhimisht e pavërtetë.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img