Pretendimi: Kjo foto tregon një grup ushtarësh izraelitë që kanë lagur pantallonat nga frika
Verdikti: Foto e manipuluar
————————————————————–
Një foto që po qarkullon në rrjete sociale duket se tregon një grup ushtarësh të shtrirë anës një rruge. Imazhi përmban një flamur izraelit dhe shigjeta të kuqe që tregojnë njolla të lagura në pantallonat e personave të shtrirë.
Me anë të motorit të kërkimit pamor TinEye, Faktoje gjeti se imazhi i mësipërm qarkullon në rrjet që në vitin 2012.
Në Nëntor 2012, ushtria izraelite (IDF) nisi Operacionin Shtylla e Mbrojtjes, një fushatë tetë-ditore në Rripin e Gazës. Sipas UNHCR, 174 palesitnezë u vranë dhe qindra u plagosën. Nga ana e tyre, Hamas vijoi bombardimin me raketa ndaj Izraelit si pjesë e operacionit Gurë Balte të Pjekur. Tel Avivi u godit për herë të parë që në 1991. Gjashtë izraelitë vdiqën si pasojë.
Megjithatë, në imazhin që është botuar në 2012 dallohen vetëm ushtarët e shtrirë në rrugë, jo njollat e lagura në pantallonat e tyre.
Foto origjinale (lart) dhe foto e manipuluar (poshtë)
Mesa duket imazhi i mësipërm është manipuluar duke i shtuar njollat me anë të programeve kompjuterike.