Pretendimi: Kjo foto tregon truprojat e ish-presidentit Trump duke qeshur pasi ai u qëllua

Verdikti: Foto e manipuluar

——————————————————–

Pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump më 13 korrik, në rrjete sociale po qarkullon një foto që pretendohet se tregon truprojat e tij duke qeshur, pak pasi Trump u qëllua. Sipas postimit, kjo është provë se e gjithë ngjarja ishte e inskenuar.

Megjithatë, foto e mësipërme është e manipuluar.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Reverse Image Search, Faktoje gjeti foton origjinale, të shkrepur më 13 korrik nga fotografi i Associated Press, Evan Vucci.

Foto origjinale

Në foton origjinale duket qartë se asnjëri nga agjentët e Shërbimit Sekret rrotull Trump nuk janë duke qeshur.