Pretendimi: Kjo është një foto autentike e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe bashkëshortes së tij Linda Rama
Verdikti: Foto e manipuluar
—————————————————-
Një foto që duket se tregon takimin mes presidentit francez Macron dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe bashkëshortes së tij Linda Rama po qarkullon në rrjete sociale shqipfolëse ditët e fundit.
Megjithatë, imazhi i mësipërm është qartazi i manipuluar, siç vërrehet nga krahu i deformuar i Macron.
Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se foto origjinale është shkrepur më 12 nëntor 2022 në Pallatin Élysée në Paris, ku Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, morën pjesë në darkën zyrtare me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Rama ishte në Paris për të marrë pjesë në edicionin e pestë të Forumit të Paqes. Dallohet lehtësisht se autori i fotomontazhit më cilësi të ulët ka ndryshuar vetëm pozicionin e parakrahut të Macron në foton origjinale.
Foto origjinale, 22 nëntor 2022, Paris