E manipuluar deklarata e shefit të Pfizer për reduktimin e popullsisë në Botë

610

Në rrjete sociale është bërë virale një video e shkëputur nga Forumi Ekonomik Botëror, në maj të 2022. Në klipin e shkurtuar, shfaqet shefi ekzekutiv i Pfizer duke thënë se kompania synon të ulë me 50% numrin e popullsisë deri në fund të këtij viti. Verifikimet tregojnë se kjo deklaratë është e pavërtetë dhe video është e modifikuar qëllimisht. 

Në internet po qarkullon një video nga Forumi Ekonomik Botëror 2022, në të cilën shfaqet shefi ekzekutiv i kompanisë Pfizer Albert Bourla. Në klipin e bërë viral, Bourla pohon se kompania Pfizer synon të reduktojë me 50% numrin e popullsisë së Botës në fund të 2023. 

Klipi mashtrues shkurton komentet e Bourla-s, duke hequr qëllimisht disa fjalë nga video e plotë, në mënyrë që të duket sikur CEO i kompanisë ka thënë se ekipi i tij synonte të shihte rënien e popullsisë së botës deri në vitin 2023.

Njerëzit më pas dëgjohen duke duartrokitur pas komenteve të tij. 

‘Njëri nga ato qëllime ishte në 2023 do të reduktojmë numrin e popullsisë në botë për 50%!!! Mendoj se sot ëndërra është bërë realitet! Shefi! (Albert Bourla) – CEO – Ffizer!!’, shkruan ndër të tjera një përdorues i rrjetit social Facebook teksa shpërndan videon e Forumit Ekonomik Botëror që u mbajt në Davos në maj të 2022. 

Shembuj të klipit të shpërndarë në rrjetet sociale mund të shihen (këtu) dhe (këtu).

Kolegët tanë të verifikimit të fakteve në Reuters kanë verifikuar videon e bërë virale duke dalë në përfundimin se klipi është modifikuar qëllimisht. 

Videoja e pandryshuar mund të shihet në një transmetim të drejtpërdrejtë të bisedës që u ngarkua nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ( bit.ly/3NMH8Rx ) [2:30s].

Në klipin e pandryshuar CEO i kompanisë Pfizer Albert Bourla duke thënë se ekipi i tij vendosi një objektiv për të ulur numrin e njerëzve që nuk mund të përballonin ilaçet e Pfizer me 50%.