BallinaFake newsDezinformimi në kohë krizashE krijuar nga Inteligjenca Artificiale kjo pamje e familjes që ushqehet nën gërmadhat e Gazës

E krijuar nga Inteligjenca Artificiale kjo pamje e familjes që ushqehet nën gërmadhat e Gazës

Imazhi që po qarkullon në rrjet, ku shihet një familje duke ngrënë në mes të gërmadha në Gaza, është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificale (AI). Faktoje verifikoi imazhin në fjalë, nëpërmjet mjeteve për AI.

Një fotografi, ku duket një grumbull njerëzish duke ngrënë së bashku në mes të gërmadhave po qarkullon në rrjetet sociale në vendin tonë. Sipas pretendimeve, kjo është një skenë e vërtetë nga Gaza e shkatërruar nga lufta.

Imazhi është shoqëruar edhe me një citim: “Zëdhënësja e Programit Botëror të Ushqimit për Al Jazeera: “Kriza e Gazës është një nga krizat më të vështira globale me të cilën po përballemi.”

Kjo deklaratë është e vërtetë dhe dëshmon situatën e vështirë në të cilën ndodhen civilët e vendosur në Gaza mes luftimeve mes ushtrisë izraelite dhe trupave të Hamas. Megjithatë, duket se foto që ilustron këtë realitet nuk është e vërtetë. 

Nëse do të shohim nga afër imazhin, vihet re se ka mospërputhje të shumta në të. Duken qartë disa elementë të pazakontë, ku fytyrat e këtyre personave shfaqen të shtrembëruara dhe të paqarta. Pavarësisht se është një imazh nga afër, fotografia tregon anomali në përcaktimin e tipareve të fytyrës së njerëzve që shfaqen aty. Imazhi ka qenie njerëzore me pamje të frikshme, me hundë dhe sy të errësuar.

Anomalitë janë një tregues që kemi të bëjmë me një imazh të krijuar nëpërmjet Inteligjencës Artificiale. Në foto duket gjithashtu një fëmijë me 4 gishta apo edhe deformime të tjera në duart e personave të rritur. Sipas hulumtimeve, imazhet e krijuara artificialisht shpesh prodhojnë duar dhe këmbë të papërsosura.

Fotoja iu nënshtrua gjithashtu verifikimit në mjetet për zbulimin e AI, në këtë rast ‘AI or Not’. Rezultatet treguan se imazhi është krijuar nga softueri i imazhit artificial.

Një sërë artikujsh në mediat ndërkombëtare po ngrenë shqetësimin për krijimin nga programet e Inteligjencës Artificiale të fotografive dhe videove që më pas ofrohen për shitje nga Adobe dhe platforma të tjera të imazheve në format elektronik. Këto imazhe po përdoren gjerësisht në faqe interneti dhe rrjete sociale për të nxitur rritjen e toneve në diskutimet pro ose kundër Izraelit dhe Hamas.   

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img