Pretendimi: Këshilltarja e presidentit të ShBA Alina Habba zbulon studion ovale të rreme të ish- presidentit Biden në këtë video.

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————-

Në rrjete sociale, përfshi dhe ato shqipfolëse, po qarkullon një video ku këshilltarja e presidentit të ShBA Alina Habba pretendon se ka zbuluar një “Zyrë Ovale të rreme” të fshehtë të përdorur nga ish-presidenti Joe Biden.

Habba la të kuptohej se ajo zbuloi “Zyrën Ovale të rreme” dhe se telepromperi atje vërtetoi se Biden nuk mund të fliste në mënyrë koherente vetë.

Në videon 20-sekondëshe, ajo thotë: “Unë sapo mbarova një shfaqje… Jemi në zyrën e rreme Ovale të Biden. Dhe në fakt e kuptova këtë. Tani e di pse. Tani e kuptoj. Ka një ekran, teleprompter në fytyrë. Gjithçka që mund të them është se administrata e fundit ishte një turp.”

Megjithatë, Habba nuk ka “zbuluar” një model të fshehtë të Zyrës Ovale. 

Seti i Zyrës Ovale është në Auditoriumin e Fushës Jugore në ndërtesën Eisenhower, ngjitur me Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. Është përdorur që nga viti 2012 nga presidentë, duke përfshirë Barack Obama, Trump në të dy mandatet e tij dhe Biden

Sipas Washington Examiner, ai mund të mbajë një numër më të madh reporterësh dhe fotografësh dhe pajisjet e tyre dhe zëvendëson një dhomë më të vjetër në të njëjtën ndërtesë.

Trump e përdori setin kur iu drejtua Forumit Ekonomik Botëror në Davos më 23 janar 2025, siç tregon video e postuar nga llogaria e Shtëpisë së Bardhë në YouTube. Grafika e vulës pas Trump në videon e mëposhtme është e njëjtë me atë që Habba postoi në Twitter në lidhje me intervistën që bëri në set

Sipas Newsweek dhe Poynter, gjatë presidencës së Biden, dhoma ishte projektuar që të dukej si Zyra Ovale për disa paraqitje publike, pasi ajo është më e aksesueshme se Zyra Ovale, dhe më e madhe, duke e bërë atë më të përshtatshme kur ka më shumë pajisje televizive sesa mund të akomodohen nga Zyra Ovale.