.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookE keqintepretuar video e tymuesve për kamuflimin e dronëve

E keqintepretuar video e tymuesve për kamuflimin e dronëve

Pretendimi: Tymi që shpërndahet nga këto mjete është pjesë e spërkatjeve me kimikate nga qielli

Verdikti: Mungon konteksti

Përdorues të rrjeteve sociale në vendin tonë kanë shpërndarë disa pamje të mjeteve ushtarake që lëshojnë një tym të bardhë. Në këto postime pretendohet se këta “mjete diabolike” po lëshojnë kimikate duke spërkatur njerëzimin, e lidhur kjo edhe me teorinë e “gjurmëve të avionëve” apo aludime të tjera për teori konspirative.

Po në shkollë dhe nëpër libra si ua ka mësuar apo shpjeguar sistemi diabolik këto pamje? Të na përgjigjen ata me 3 universitete e sipër”- shkruan një përdorues duke ndarë videon.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Ne vendosëm të bëjmë një verifikim të këtyre mjeteve, për të kuptuar se çfarë janë ato. Fillimisht kërkuam nëpërmjet “Google Image”, ku rezulton se kjo bëhet fjalë për një makineri tymi e quajtur TDA-3.

Sipas informacioneve, këto mjete ushtarake përdoren nga trupat ruse të mbrojtjes. TDA-3, i integruar në Ushtrinë e Federatës Ruse midis 2016 dhe 2017, është krijuar për të formuar një “perde tymi” për të siguruar mbrojtje nga kundërshtarët gjatë sulmeve të ndryshme, kryesisht gjatë atyre me dron. Falë reve të dendura të tymit që lëshon, pajisjet bëhen të padukshme për gjurmimet infra të kuqe, duke e bërë gati të pamundur shënjestrimin e saktë.

Sistemi zakonisht përdor një përzierje që kur ndizet, prodhon tym të dendur dhe të trashë, i aftë për të mbuluar një zonë të gjerë. Varianti TDA-3 lëviz në një kamion me makinë 6×6 (KamAZ-5350). Krahasuar me pararendësin e tij, TDA-2, ai kërkon vetëm një ekuipazh prej dy anëtarësh për të operuar.

Kjo taktikë raportohet se është përdorur së fundi nga trupat ruse në rajonin perëndimor të Luhanskut gjatë luftimeve në Ukrainë.

Pra, ndryshe nga çfarë pretendohet në rrjetet sociale, këto makineri po përdoren nga rusët në luftë dhe jo për të spërkatur kimikate për njerëzimin.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img