E gjeneruar kjo tabele me flamurin izraelit në “kufirin” e Zvërnecit

7

Pretendimi: Kjo është një foto e vërtetë që tregon një shenjë kufiri në Zvërnec

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————————————–

Një imazh që ka xhindosur rrjetet sociale shqiptare duket se tregon një gardh me tela me gjemba, mbi të cilin është vendosur një shenjë që e deklaron këtë gardh si kufirin Zvërnec-Shqipëri, në gjuhën shqipe dhe angleze, me dy flamuj, njërin shqiptar dhe tjetrin izraelit.

Imazhi i  mësipërm nisi të qarkullonte në rrjete sociale pasi ambientalistët denoncuan ndërhyrjet e para të makinerive në brendësi të zonës së mbrojtur Pishë Poro–Nartë, duke hapur rrugë, kryer rrethime dhe përgatitur terrenin për ndërtim. 

Sipas raportimeve, në zonë nuk ka asnjë tabelë informuese, ndërsa aktivistët mjedisorë i lidhin punimet me projektet e mëdha turistike ku është përfolur si investitor Jared Kushner, dhëndrri i presidentit amerikan Trump, i cili ka origjinë hebreje. 

Me gjasa, këto rrethana kanë frymëzuar krijimin e imazhit të mësipërm, i cili nuk është i vërtetë, siç është siç është intepretuar nga përdoruesit e zemëruar të mediave sociale, por është gjeneruar me anë të programeve kompjuterik me inteligjencën artificiale (AI).

Një tregues i hershëm është sintaksa e çalë e shenjës në anglisht, e cila do të përkthehej në “Zvërnec kufiri – Shqipëri.” Sintaksa e saktë në anglisht do të ishte “Zvërnec-Albania Border”.

Më tej, Faktoje konfirmoi origjinën e gjeneruar të imazhit me anë të mjetit zyrtar të verifikimit të OpenAI, i cili identifikon pamjet e gjeneruara me agjentin e OpenAI bazuar në praninë e një gjurme SynthID me origjinë nga OpenAI. 

Mjeti detektues i OpenAI konfirmoi se gjeti një gjurmë SynthID që e ka origjinën nga OpenAI në imazh, pra ky i fundit është gjeneruar me AI, specifikisht me OpenAI.

SynthID është projektuar për t’i mbijetuar prerjes, rregullimeve të ngjyrave, foto të ekranit dhe kompresimit të skedarëve, duke e bërë atë shumë të gjurmueshëm.