Pretendimi: Ky imazh tregon dy gra në festivalin Woodstock në 1969

Verdikti: Gjeneruar me AI

————————————————————–

Në rrjete sociale po qarkullon imazhi i mëposhtëm që pretendohet se është shkrepur në 1969, gjatë festivalit të famshëm Woodstock në ShBA.

Që në pamje të parë, lexuesi skeptik vë re se dora e gruas në të majtë është deformuar në mënyrën tipike që ndodh tek imazhet e gjeneruara me programe të inteligjencës artificale (AI).

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi, krahas disa të tjerëve të ngjashëm, me gjasa është krijuar në Maj 2024 me anë të programit gjenerativ AI, Tensor.

Në kutitë në të djathtë të imazhit mund të shohim çfarë udhëzimesh ka marrë programi për të gjeneruar këtë imazh. Në kutinë e dytë, etiketuar “Negative Prompts”, përdoruesi i tregon programit çfarë nuk duhet të përmbajë imazhi i gjeneruar. 

Facebook i detyron përdoruesit të etiketojnë imazhet dhe videot e gjeneruara me AI si të tilla.