Pretendimi: Kamala Harris me barkun e rrumbullakosur shfaqet krah Trump

Rate: Mungon konteksti

Fotot dhe videot romantike mes Donald Trump dhe Kamala Harris janë të gjeneruara nëpërmjet programeve të Inteligjencës Artificiale.

artikuj dhe postime të shpërndara në rrjetet sociale në vendin tonë shfaqen foto dhe video të kandidatëve për president të ShBA-ve, Donald Trump dhe Kamala Harris. Në këto pamje, ata shfaqen të afërt me njërin-tjetrin dhe në një prej videove Kamala Harris shihet me barkun e rrumbullakosur.

Video e Trump me Kamala Harris me barkun e rrumbullakosur që po çmend rrjetet”- shkruhet në tekstin që shoqëron foton.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Ndryshe nga titulli që ka si qëllim tërheqjen e klikimeve, në brendësi të shkrimit thuhet se kemi të bëjmë me pamje të gjeneruara me anë të programit të Inteligjencës Artificiale.

“Inteligjenca artificiale bëri sërish mrekullinë e saj dhe këtë herë mbushi internetin me foto false të dyshes së rivalëve për presidencën amerikane, Kamala Harris dhe Donald Trump”, shkruajnë portalet shqiptare.

Nëpërmjet programeve të verifikimit të imazheve të rreme, konstatuam se fotot janë të modifikuara ose të gjeneruara nëpërmjet programeve kompjuterike.

Gjithashtu, nëpërmjet kërkimit me “Google Reverse Image” gjetëm edhe imazhet e shpërndara në rrjetin XHarris dhe Trump.

Në përshkrimin e pamjeve përcaktohet qartë se janë foto dhe video të krijuara me AI. Pra, asgjë nuk është reale në imazhet e shpërndara në portale apo në media sociale, të cilat janë përdorur si karrem (clickbait) për lexuesit për të tërhequr klikime.

Faktoje ka verifikuar një sërë imazhesh dhe videosh të gjeneruara me AI që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakKryeministri Kurti nuk takoi Kamala Harris gjatë konventës së demokratëve në ShBA
Artikulli tjetërTurizmi u ngadalësua në korrik
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.