Pretendimi: Ky imazh tregon një UFO sferike në aeoroportin e Manchester në Angli.
Verdikti: E paprovuar
————————————————————-
Në rrjete sociale po qarkullon një imazh që pretendohet se tregon një “UFO sferike ne aeroportin e Manchester Angli 2024.”
Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi i mësipërm qarkullon në rrjet që prej Nëntorit 2024, krahas pretendimeve se ai tregonte një objekt fluturues të paidentifikuar (UFO) në aeroportin e Manchester.
Megjithatë, në Dhjetor aeroporti i Manchester tha për The Independent se ata besonin se imazhet ishin të rreme edhe pse objekti mund të ishte një tullumbace ose diçka e ngjashme, ata nuk panë asgjë që të vërtetonte se imazhet ishin pamje të vërteta të pamodifikuara.
Një zëdhënës shtoi më tej: “Ne kemi sisteme që kapin çdo gjë që mund të jetë një kërcënim për aviacionin. Ne do të kishim dijeni për çfarëdo që jep një sinjal.”
Ai shtoi se nëse do të kishte ndonjë gjë në fushën e aeroportit, siç tregohet në imazhe, kjo do të trajtohej si një incident serioz dhe asnjë ngjarje e tillë nuk ka ndodhur.
Në Qershor 2022, një pilot që po fluturonte nga aeroporti i Manchester kontaktoi kullën e kontrollit menjëherë pasi pa një tollumbac me personazhin e filmave për fëmijë Peppa Pig të pluskonte në pistë. Tollumbaci rozë mund të kishte shkaktuar dëme në avionët e pasagjerëve nëse do të ishte thithur në një motor, kështu që ekuipazhet e emergjencës vrapuan për 15 minuta për ta kapur atë.
Aeroporti i Gatwick në Angli anulloi qindra fluturime mes datave 19 dhe 21 dhjetor 2018 pasi një oficer sigurie raportoi shfaqjen e dy dronëve mbi aeroport. Dronet në fjalë nuk u kapën.