Gjatë zhvillimit të fushatës elektorale, për zgjedhjet e 25 prillit, partitë që mbajtën takime me mbështetësit treguan qëndrime të ndryshme ndaj zbatimit të rregullave të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Partia Socialiste bëri dallimin me të tjerat, duke ruajtur distancën mes pjesëmarrësve dhe mbajtjen e maskës në takime deri ditën që u mbyll fushata. Ky standard ndryshoi në 27 prill, kur PS, duke festuar fitoren e mandatit të tretë harroi respektimin e rregullave, ndonëse ato ishin të njëjta ashtu si para disa ditësh.
Me datë 25 mars, gjatë hapjes se fushatës elektorale të dy partitë kryesore në vend organizuan mitingun e tyre hapës.
Ajo çfarë u vu re ishte që Partia Socialiste respektoi masat anti-covid qqë konsistonin në ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e detyruar të maskës.
Screenshot nga mitingu hapës i Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Vetë kryeministri Rama po atë ditë deklaroi në emisionin Opinion:
“Jemi në kushte pandemie dhe në një kohë shumë të rrezikshme për shkak të mundësisë reale që numrat edhe si pasojë e versionit britanik që ka hyrë në Shqipëri tanimë dhe zyrtarisht e konfirmuar edhe nga labratori i Londrës, të rriten në mënyrë të ndjeshme. Jemi në një kohë kur vendet e tjera janë në lockdoën total.Dhe këtu në këtë vend ka një rregull në fuqi. Një rregull që duhet ta zbatojnë të gjithë dhe unë besoj që më shumë se sa të gjithë të tjerët duhet të jemi të vëmendshëm ne që kemi përgjegjësinë të përfaqësojmë të tjerët apo kemi përgjegjësinë të shfaqemi para të tjerëve që nuk lejon të tilla shfaqje të rrezikshme për shëndetin.”- me datë 25 mars.
Kryeministri shtoi se hapja e fushatës së Partisë Demokratike ishte e papërgjegjshme dhe se ai nuk do të binte pre e kësaj.
“Ajo që u shfaq sot në sheshin Nënë Tereza ishte një shfaqje papërgjegjshmërie përveçse dhe vulgariteti, përveçse një rrumballe konceptuale që nuk kuptohet për çfarë arsye duhet të mblidhen makinat në një shesh këmbësorësh ku njerëzit dalin të gjithë nga makina dhe ngjiten të gjithë me njëri-tjetrin. Unë nuk kam ndërmend të bie në kurthin e emocioneve politike apo edhe të bazës së partisë.”-tha zoti Rama.
Takimi i fitores në 27 prill, në kurthin e emocioneve?
Partia Socialiste që në orët e paradites së 27 prillit, kur ende mbeteshin për të numëruar rreth 200 kuti, ishte siguruar se kishte fituar 74 mandate, çka praktikisht i garantonte mandatin e tretë qeverisës. Për këtë arsye kryeministri Rama njoftoi po atë ditë mbajtjen e takimit të fitores në orën 18:00 tek sheshi Skëndërbej.
Screenshot nga faqja e facebook-ut të kryeministrit Rama
Në takimin e paralajmëruar u mblodhën shumë mbështetës të partisë fituese, por këtë herë, ndryshe nga standardi i vendosur gjatë gjithë fushatës, u shkel respektimi i rregullave anticovid. Një shkujdesje, për shkak të kurthit emocional?
Foto nga mitingu i djeshëm i Partisë Socialiste.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike,ditën e djeshme gjatë fjalimit të tij për përfundimin e zgjedhjeve elektorale nuk respektoi rregullat anti-covid.
Foto e marrë nga faqja e facebook-ut të kryetarit të opozitës.
Shkelja e protokollit anticovid, ishte një fenomen jo vetm gjatë takimeve elektorale,por edhe gjatë procesit të votimit dhe numërimit, siç kanë raportuar edhe organizma të ndryshëm si KRIIK.
Foto gjatë procesit të numërimit të votave.
Foto gjatë procesit të numërimit të votave.
Foto gjatë procesit të numërimit të votave,komisionerët nuk respektojnë masat anticovid.