BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookDroni i bllokuar në kabllot elektrikë nuk ka lidhje me sulmin e Iranit

Droni i bllokuar në kabllot elektrikë nuk ka lidhje me sulmin e Iranit

Pretendimi: Kjo video shfaq një dron Iranian të lëshuar drejt Izraelit që ka ngecur në kabllot elektrikë

Rate: E pavërtetë

Video e postuar në rrjetet sociale në vendin tonë, ku shfaqet një dron i ngecur në kabllot elektrikë nuk ka lidhje me konfliktin aktual Iran-Izrael. Verifikimet tregojnë se pamjet janë regjistruar në Sirinë verilindore dhe i përkasin shkurtit të këtij viti.

Më 13 prill 2024, Irani lëshoi qindra dronë dhe raketa kundër Izraelit, duke ngjallur edhe reagimin e komunitetit ndërkombëtar për rrezikun e nisjes së një lufte të re në këtë pjesë të trazuar të globit. Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se sistemet e saj mbrojtëse dhe të aleatëve rrëzuan 99 përqind të dronëve dhe raketave iraniane, duke minimizuar rrezikun dhe dëmet. Një pjesë e opinionit publik ka vënë në pikëpyetje seriozitetin e kërcënimit të Iranit ndaj Izraelit.

Nën këtë dyshim, është ndarë në portale dhe postime në rrjetet sociale një video, ku pretendohet se shfaqen dronë iranianë të bllokuar në kabllot elektrike. Nëpërmjet këtyre pamjeve, përdoruesit e Facebook vënë në lojë fuqinë ushtarake që ka Irani.

Gogoli Iran’: Një nga dronët iranianë të bllokuar në kabllot elektrikë”- shkruan portali Realiteti në postimin që shoqëron videon.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Ne bëmë një verifikim të këtyre pamjeve, për të kuptuar më tej rreth videos së publikuar. Nga kërkimi rezulton se më 14 prill të këtij vitit, në rrjetin X u publikua një video që tregonte një objekt që i ngjante një aeroplani të vogël të ngecur mes telave të energjisë elektrike. Sipas atyre që kishin shpërndarë videon, bëhej fjalë për një dron iranian që ishte ngatërruar në linjat e energjisë në Irak.

Mirëpo, pamjet në fjalë nuk kanë lidhje me zhvillimet e fundit. Videoja është e vërtetë, por ka qarkulluar në internet që nga shkurti i vitit 2024. Sipas përshkrimeve që shoqërojnë videot e shpërndara, duket se është një dron i paidentifikuar që ra mbi kabllot e energjisë elektrike në një fshat në provincën Hasakah, në Sirinë verilindore.

Sulmi iranian ndodhi më pak se dy javë pas sulmit të 1 prillit 2024, ku u akuzua ushtria izraelite se sulmoi ambasadën iraniane në Damask, Siri, në të cilin u vranë 11 persona, duke përfshirë shtatë persona nga Garda Revolucionare iraniane. Irani kishte njoftuar se do të hakmerrej për këtë sulm.

Artikulli është verifikuar edhe nga kolegët e Facta.news, të cilët konfirmuan se pamjet datojnë së paku që prej shkurtit të vitit 2024, pra para sulmit iranian të 13 prillit 2024 ndaj Izraelit.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img