.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëDritat para tërmetit në Turqi u filmuan 5 muaj më parë në Kazakistan

Dritat para tërmetit në Turqi u filmuan 5 muaj më parë në Kazakistan

Një video që po qarkullon në mediat sociale duke treguar një dritë, që pretendohet se është shfaqur natën e tërmetit në Turqi, rezulton të jetë realizuar në shtator 2022 në Kazakistan pas nisjes së anijes hapësinore Soyuz..

————————————————————

Tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë në 6 shkurt 2023 është ndjekur nga një valë keqinformimi në internet dhe mediat sociale.

Ndër to, është një video që pretendon se tregon një dritë ‘të çuditshme’ në qiellin e Turqisë përpara se të godiste tërmeti 7.5 ballë.

“Përpara tërmetit në Turqi”

Verifikimi i “Faktoje” me anë të makinave të kërkimit të fotove zbuloi se kjo video është shfaqur më parë në TikTok, në Janar 2023, dhe Tëitter, në Tetor 2022. Versioni më i herët i videos është hedhur në Telegram në 25 shtator 2022.

Video është shfaqur në Telegram për herë të parë në 25 shtator 2022

Në Telegram, video është shoqëruar me përshkrimin: “Balkash. E shtunë.” 

Balkash është një qytet në Kazakistan. Në fakt, anija hapësinore Soyuz MS-22 u nis nga Kozmodroma e Baikonurit në Kazakistan për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar më datë 21 shtator 2022.

Raportime nga media kazake flasin për ‘drita të çuditshme’ që u vunë re nga qytetarët e vendit në ditën e nisjes së raketës. Këto drita kanë të njëjtën formë ‘kandili deti’ si ato në videon e shpërndarë si të ishte në Turqi.

Me gjasa drita në video është në fakt Soyz MS-22.

Megjithatë, çka është e sigurt është se video në fjalë nuk ka të bëjë aspak me tërmetin në Turqi.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img