Drejtuesja e SHISH nuk qëndroi 10 ditë për vizitë në Serbi

1861
Presidenti Bajram Begaj, ambasadorja e SHBA ne Tirane, Yuri Kim, Ambasadori i Italise ne Tirane, Fabrizio Bucci, Ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Shqiptare, Arben Kingji ne afersi te stendave te vendosura ne afersi te Sheshit Nene Tereza, pas demonstrimit te veprimeve ushtarake, me aksione nga qielli dhe toka, ne kuader te stervitjes “Defender Europe 23” ne Tirane. 24 mije trupa te NATO dhe SHBA do te kryejnë stervitje ushtarake në vendin tone deri me datën 22 qershor./r/n/r/nPresident Bajram Begaj, the US Ambassador in Tirana, Yuri Kim, the Italian Ambassador in Tirana, Fabrizio Bucci, the Minister of Defense, Niko Peleshi and the Chief of General Staff of the Albanian Armed Forces, Arben Kingji near the stands located near Mother Teresa Square, after the demonstration of military actions, with actions from the sky and the ground, as part of the exercise "Defender Europe 23" in Tirana. 24 thousand NATO and US troops will conduct military training in our country until June 22.

Në datën 29 Maj, mediat online shpërndanë një informacion lidhur me kryetaren e Shërbimit Informativ të Shtetit Shqipëtar Vlora Hyseni. Sipas tyre, Hyseni kishte udhëtuar dhe qëndronte prej 10 ditësh në Serbi. Pamjet e ceremonisë së stërvitjes së NATO-s në Shqipëri në 22 Maj, rrëzojnë pjesërisht tezën e shpërndarë në portale se Hyseni ishte “prej 10 ditësh” në Serbi.

Jona Plumbi

Një informacion i ardhur në “Pamfleti”, ka bërë me dije se Drejtoresha e SHISH, kosovarja Vlora Hyseni, prej 10 ditësh ka shkuar në Serbi, ku qëndrimin e parë 3 ditor “të mbyllur” e ka pasur në Beograd, pa ditur nëse ka lëvizur në zonat të tjera të Serbisë.” Kështu shkruan artikulli i Pamfletit në datën 29 Maj.

Ky pretendim mori më shumë vëmendje pas angazhimit të opozitës demokrate në zbardhjen e të vërtetës. Anëtari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare nga opozita, Flamur Noka, ka kërkuar informacion nga Shërbimi Informativ i Shtetit, lidhur me “vizitën 10 ditore” të kreut të SHISH, Vlora Hyseni në Beograd.

Gjithsesi, data e publikimit të artikullit të Pamfleti.net mbi këtë lajm, është data 29 Maj ndërsa pretendimi i ngritur në artikull është se ajo ndodhet atje “prej 10 ditësh”. Ndërkohë, pretendimi i ngritur në kërkesën për informacion drejtuar SHISH nga opozita është se vizita “po zhvillohet pikërisht në një moment shumë të komplikuar e delikat për Kosovën”, që nënkupton se bëhet fjalë për javën e fundit të muajit Maj.

Në fakt, kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni në datën 22 maj, ishte e pranishme në ceremoninë e stërvitjes “Defender 23” organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Vlora Hyseni shfaqet krah presidentit Begaj, por edhe në foton “familjare” me kryeministrin Rama dhe ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

*Vlora Hyseni (e katërta nga e majta) në foton familjare në përfundim të ceremonisë për Defender 23, 22 Maj 2023
*Vlora Hyseni bisedon me presidentin Bajram Begaj në përfundim të ceremonisë për Defender 23, Tiranë, 22 Maj 2023

Këtë verifikim e ka bërë edhe televizioni Top Channel në një kronikë ku pretendon se “Vlora Hyseni nuk ka qenë në Serbi”. Si fakt për këtë lajmi jep pikërisht pjesëmarrjen e Vlora Hysenit në ceremoninë e Defender 23.

“Faktoje” dërgoi një kërkesë zyrtare për informacion pranë SHISH për të marrë një version zyrtar nëse zonja Hyseni ka udhëtuar apo jo gjatë këtyre ditëve në Serbi, por deri në botimi e artikullit nuk ka marrë ende një përgjigje.

Vlen të theksohet se pjesëmarrja e Vlora Hysenit në ceremoninë e datës 22 Maj në Tiranë, nuk përjashton mundësinë që kryetarja e SHISH të ketë udhëtuar drejt Serbisë gjatë këtij muaji.

Ajo që vërtetohet përmes këtyre pamjeve, në fakt është se pretendimi i artikullit të Pamfleti.net i datës 29 Maj se Hyseni ishte “prej 10 ditësh” në Beograd, rezulton i pavërtetë.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin