.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookDokumentari satirik mbi laboratorin që prodhon mish njeriu keqinterpetohet në rrjet

Dokumentari satirik mbi laboratorin që prodhon mish njeriu keqinterpetohet në rrjet

Pretendimi se në treg po përdoret mish artificial i njeriut, i prodhuar në një fabrikë në Angli po ngjall jo pak shqetësim në rrjetet sociale. Verifikimi i Faktoje tregon se pamjet e publikuara nga kanali televiziv anglez, Channel 4 janë të një dokumentari satirik.

Jona Plumbi

Një video e marrë nga dokumentari satirik për kanibalizmin, i quajtur “Gregg Wallace: Mishi Britanik i Mrekullive”, po qarkullon në rrjet me pretendimin se bëhet fjalë për një rast të vërtetë. Llogari në rrjete sociale, si ky këtu, e kanë shpërndarë videon ku duken skena të një laboratori për rritjen e mishit artificial të njeriut, duke sugjeruar se ngjarjet janë të vërteta.

PROBLEMI I ZISË SË BUKËS ZGJIDHET – MISHI ARTIFICIAL I NJERIUT? Fabrika e përpunimit Good Harvest ka qenë në punë për më shumë se tetë muaj dhe prodhon 50.000 biftek në ditë nga mishi i njeriut. A po përgatitemi që mishi i njeriut të bëhet normal? Predimi i insekteve, mishi artificial i njeriut, çfarë ka më pas? Qëndroni vigjilentë, qëndroni kritikë. Burimi MOS HARRO – MENDO PËR VETEN TËNDE FaktenFriedenFreiheit” – shkruan në 6 shtator një përdorues shqiptare i Facebook për videon në fjalë.

Në video duken punonjës të lumtur të një fabrike që përpunon mish artificial njeriu për ta shpërndarë në treg në formën e biftekut. Ai duket si një dokumentar i mirëfilltë i një fabrike që prodhon, përpunon dhe shpërndan mish artificial njeriu për konsum ushqimor.

Nisur nga këto të dhëna një kërkim në rrjet me fjalët kyçe zbulon se dokumentari është publikuar në vitin 2023 nga Channel 4 në Britaninë e Madhe dhe kategorizohet si satirë.

*rezultat i kerkimit në Google

Artikuj të shumtë të mediave britanike gjenden lehtësisht në rrjet ku shkruajnë lidhur me reagimet që ky dokumentar satirik ka ngjallur në Britaninë e Madhe.

Duke përfituar nga personaliteti i tij tepër i gëzuar, prezantuesi ka nxjerrë një nga mashtrimet më të mira në historinë e medias me dokumentarin e tij fals “The British Miracle Meat”shkruajti The Guardian në datën 26 Korrik 2023. Një tjetër artikull i së njëjtës media shkruan se “Zemërimi do të zgjasë për vite” – a është “The British Miracle Meat” satira më shqetësuese televizive ndonjëherë?

* artikull i The Guardian

The Guardian e cilëson dokumentarin një satirë e pastër për krizën e kostos së jetesës, edhe pse nuk është aspak delikate.

Nisur nga këto të dhëna publike mund të themi se pretendimi se mishi artificial i njeriut po përdoret për ushqim është plotësisht i pavërtetë.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img