BallinaProjekteQendra Kundër Dezinformimit e Ballkanit PerëndimorDhunimi i shtetasit shqiptar në kufirin e Malit të Zi me Shqipërinë pranohet nga autoritetet zyrtare

Dhunimi i shtetasit shqiptar në kufirin e Malit të Zi me Shqipërinë pranohet nga autoritetet zyrtare

Një video ku tregohej nxjerrja forcërisht nga automjetie një qytetari shqiptar nga një polic malazez bëri xhiron e rrjetit. Faktoje verifikoi rastin, i cili konfirmohet nga autoritetet zyrtare Malit Zi dhe Shqipërisë. Ministria e Punëve Jashtme dhe policia malazeze patën një reagim zyrtar lidhje me incidentin e ndodhur 16 janar këtij viti. Autor këtij incidenti identifikohet punonjësi i policisë doganore malazeze Dragan Scekic, për të cilin konfirmohet se ka nisur hetimi, por nuk sqarohet nëse vijon të jetë në detyrë ose jo.

Më 17 janar, mediat në Shqipëri raportuan për një incident të ndodhur me një shtetas shqiptar, pranë kufirit të Shqipërisë me Malin e Zi. Krahas lajmit, i cili qarkulloi masisisht në media online, u publikua edhenjë video, ku tregohej se personi i identifikuar sisekretari për Çështjet Ekonomike dhe Financave Partinë e Lirisë, Petraq Milo, kishte rënë pre e dhunës nga autoritetet malazeze.

Lajmi i publikuar ngaBalkanweb

Ajo që vihet re në të gjitha mediat online që kanë shpërndarë këtë artikull, është se i janë referuar një videoje të publikuar nga portaliJOQ’, pa dhënë detaje të mëtejshme për incidentin.

Lajmi i publikuar ngaGazeta Shqiptare

Nisur nga kjo video, Faktoje bëri një verifikim në lidhje me ngjarjen e ndodhur dhe reagimin e autoriteteve të të dy shteteve, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ne siguruam reagimin zyrtar nga autoritetet malazeze të cilat konfirmojnë incidentin, duke shtuar se kanë nisur hetimet për zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Punonjësit e Sektorit Policisë Kufitare dhe Qendrës Rajonale Policisë Kufitare tashmë kanë ndërmarrëdhe janë duke ndërmarrë masa dhe veprime zyrtare për konstatimin e gjendjes faktike dhe gjitha rrethanave  kanë bëjnë me sjelljen e punonjësve policisë kufitare Malit Zi ndaj shtetasve Republikës së Shqipërisë dhe mbi bazën e cilave eventualisht do të ndërmerren masa të tjera përputhje me ligjet e Malit  Zi”, thuhet njoftimin zyrtar Policisë Malit të Zi.

Njoftimi për shtyp i Policisë Malit Zi

Në këtë njoftim nuk jepen të dhëna nëse polici fjalë është pezulluar apo vijon jetë detyrë pas këtij incidenti.

Ne iu drejtuam me një kërkesë për informacion edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ku ndër tjera e pyetëm nëse kishin pasur komunikim me palën malazeze mbi incidentin e raportuar.

Kërkesa për informacion dërguar Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, 25 janar 2023

Zyrtarisht Ministria e Punëve të Jashtme i ktheu Faktojes këtë përgjigje:

Ambasada jonë në Malin e Zi informon se në datën 16 janar 2023, nga burime konfidenciale në vendngjarje, është njoftuar se në PKK të përbashkët Sukhobin/Murriqan, konkretisht brenda territorit malazez, ka ndodhur një incident i dhunshëm me një shtetas shqiptar (i identifikuar nga ana e jonë si Z. Petraq Milo), i cili është keqtrajtuar nga një oficer i policisë kufitare malazeze (i identifikuar nga ana e jonë si oficeri Dragan Scekic). 

Më tej, në njoftimin e Ambasadës tonë në Mal të Zi, thuhet se pas këtij njoftimi të besueshëm, Ambasada ka kontaktuar shtetasin e përfshirë, dhe të keqtrajtuar duke siguruar marrjen e informatave dhe versionin e tij lidhur me ngjarjen”.

Gjithashtu, ambasada njofton se shtetasi shqiptar nuk ka bërë denoncim me shkrim, as pranë autoriteteve malazeze dhe as pranë autoriteteve në PKK Murriqan. 

Pasi ka konstatuar sa më lart, Ambasada jonë ka marrë menjëherë kontakte direkte me Drejtorin e Përgjithshëm të Policise se Shtetit, z. Zoran Berzhanin si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, z. Ilir Harasani. 

Në këto komunikime, Ambasada jonë ka kërkuar identifikimin e menjëhershëm të oficerit dhunues dhe marrjen e masave të nevojshme administrative për të dënuar dhe për të penalizuar oficerin apo oficerët e përfshirë në këtë incident të pakëndshëm dhe të dënueshëm.

Pa vonesë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Podgoricë ka identifikuar oficerin e përfshirë në këtë incident dhe i ka kërkuar drejtuesit të PKK Sukhobin informacion me shkrim mbi rrjedhën e incidentit”, sqaron më tej Ministria e Jashtme.

Ndërkohë, thuhet se Drejtoria e Shërbimit të Brendshëm në Policinë e Shtetit në Podgoricë ka nisur procesin e hetimit policor për Dragan Scekic, oficer i policisë kufitare të PKK Sukhobin, për rastin në fjalë dhe për raste të tjera të mundshme.

Sipas përgjigjes zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadori shqiptar në Mal të Zi, z.Ridi Kurtezi ka kërkuar marrjen e masave administrative për të dënuar dhe për të penalizuar çdo oficer policie që bëhet protagonist i incidenteve të pakëndshme. – shkruan ndër të tjera MPJ për Faktoje.

Ne kontaktuam edhe me zotin Petraq Milo në lidhje me incidentin e ndodhur, por nuk morëm një përgjigje nga ai.

 

*Ky shkrim është prodhuar si pjesë e iniciatiavës rajonale Qendra Kundër Dizinformiminit e Ballkanit Perëndimor

Redaktoi Viola Keta & Aimona Vogli

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img