Pretendimi: Dalja e viçit të artë në lojërat olimpike përfaqëson sakrifikimin e fëmijëve
Verdikti: I pavërtetë
Vjolanda Peca
Lojrat olimpike verore të 2024 po mbahen në kryeqytetin e Francës, Paris dhe kanë nisur më 26 korrik e do të perfundojnë më 11 gusht.
Ceremonitë përgatitore për Lojërat Olimpike të Parisit 2024 kanë shkaktuar një valë polemikash të ashpra, veçanërisht në politikën italiane.
Në rrjete sociale janë shpërndarë foto të skenës gjatë ceremonisë së hapjes në lojrat olimpike, në të cilën është dhe një kokë demi prej bronzi. Përdoruesit bashkëngjitur me foton kanë mbishkruar “Satanizmi është shfaqur hapur”.
Gjithashtu senatori i Grupit Fratelli d’Italia në Senat, Lucio Malan, u hodh në qendër të vëmendjes me një deklaratë të fortë dhe plot polemika në Tëitter, duke shkaktuar reagime të shumta.
“Çfarë po bënte viçi i artë, emblema e idhujtarisë dhe mosbindjes blasfemuese në ceremoninë e Parisit 2024? Në fakt ishte në përputhje me gjithçka tjetër. Lojërat Olimpike ishin thjesht një pretekst, aq sa sportistët u margjinalizuan. Në qendër kishte shumë më tepër,” shkroi Malan në profilin e tij në Tëitter, duke ngritur pyetje dhe shqetësime për përmbajtjen dhe mesazhet e ceremonisë.
Ajo që ai e quajti “viçi i artë” nuk është gjë tjetër veçse demi prej bronzi nga shatërvani në kopshtet e Trocaderos. Ky dem ka qenë një pjesë e kopshtit për disa vite dhe nuk ka asnjë lidhje me referencat biblike të cituara nga senatori.
Demi prej bronzi është një vepër e artit e instaluar nga Expo e vitit 1937 dhe është krijuar nga skulptori i njohur francez Paul Jouve. Skulptura përshkruan një dem dhe një dre dhe është një ndër shumë statuja të tjera të krijuara nga Jouve, që përshkruajnë kafshë në forma dhe pozicione të ndryshme.
Deklaratat e Malan kanë ndezur një debat të gjerë jo vetëm në Itali, por edhe në Francë dhe më gjerë. Shumë kanë kritikuar senatorin për keqinterpretimin e tij dhe për përdorimin e një reference të pasaktë për të ngritur një polemikë politike. Nga ana tjetër, ka pasur edhe zëra që mbështesin shqetësimin e tij duke thëne që ngjarje të tilla bëjnë të humbasë vëmendja për sportistët.
Sipas referencave biblike cfarë përfaqëson Demi I keqinterpretuar si “Vici I artë”
Demi quhet “Moloch” dhe është një fjalë që shfaqet disa herë në Biblën Hebraike, kryesisht në Librin e Levitikut. Bibla dënon ashpër praktikat që lidhen me Moloch, të cilat kuptohen të jenë sakrifica fëmijësh.
Tradicionalisht, emri Moloch është kuptuar si një referim ndaj një zoti kanaanit. Megjithatë, që nga viti 1935, studiuesit kanë spekuluar se Moloch i referohet vetë sakrificës, pasi fjala hebraike “mlk” është identike me një term në gjuhën punike që do të thotë “sacrifice”.
“Moloch”
Që nga periudha mesjetare, Moloch shpesh është përshkruar si një idhull me kokë demi dhe duar të shtrira mbi një zjarr; kjo përshkrim përzien përmendjet e shkurtëra të Moloch në Bibël me burime të ndryshme, përfshirë llogaritë e lashta të sakrificave fëmijë në Kartagjenë dhe legjendën e Minotaurit.
Ky episod nënvizon rëndësinë e një kuptimi të qartë dhe të saktë të simboleve dhe arteve që përdoren në ngjarje të mëdha ndërkombëtare. Është thelbësore që publiku dhe liderët politikë të jenë të mirëinformuar për të shmangur keqkuptimet.