BallinaProjekteQendra Kundër Dezinformimit e Ballkanit PerëndimorDebunking/ Lajmet për kërcënimin rus për armët bërthamore rritën panikun mes lexuesve

Debunking/ Lajmet për kërcënimin rus për armët bërthamore rritën panikun mes lexuesve

ILDA HOXHA

Kërcënimi i Lavrov dhe Putin se Rusia po shtyhet drejt një luftë bërthamore gjatë muajit prill 2022, mori gjerësisht vemëndje nga shumë media dhe portale në Shqipëri, të cilat raportuan masivisht deklaratat e dy zyrtarëve rusë. Ajo çfarë ndodhi ishte se lajme të tilla ndonjëherë të nxjerra nga konteksti, që paraqesin vetëm njërën palë të përfshirë në konflikt dhe pa përfshirë vlerësimin e këtyre kërcënimeve, ndikojnë në përhapjen e frikës dhe panikut te qytetarët.

—————————————————————-

Në muajin prill 2022 përfaqësues të lartë rus, që nga presidenti Putin dhe kreu i diplomacisë Lavrov, por edhe drejtues të propagandës ruse si drejtoresha e Russia Today, artikuluan gjithmonë e më shumë mundësinë e rrezikut të përdorimit të armëve bërthamore gjatë konfliktit në Ukrainë.

Ministri i jashtëm rus Lavrov akuzoi NATO-n për përfshirje në luftën e Ukrainës, duke pretenduar se kjo ka krijuar një rrezik serioz për luftë bërthamore.

“Rreziku tani është i konsiderueshëm. Unë nuk do të doja t’i rrisja ato rreziqe artificialisht. Shumë do ta donin një gjë të tillë. Megjithatë, duhet thënë se rreziku është serioz, është real. Dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar”, theksoi Sergei Lavrov më 26 prill.

Ndërsa, lideri rus Vladimir Puti deklaroi më 28 prill para ligjvënësve në Shën Petersburg se: “Nëse dikush dëshiron të ndërhyjë nga jashtë për ngjarjet që janë duke vazhduar dhe të krijojë kërcënime strategjike, që janë të papranueshme për Rusinë, ata duhet ta dinë se sulmet tona hakmarrëse do të jenë të shpejta si rrufe. Ne kemi të gjitha mjetet për këtë gjë, mjete që askush nuk i ka tani. Ne nuk do të mburremi, ne do t’i përdorim ato nëse është e nevojshme. Dua që të gjithë ta dinë këtë gjë”.

Nëpërmjet këtyre deklaratave të zyrtarëvë të lartë, Rusia iu rikthye kërcënimeve për luftë, duke këmbëngulur që ato të merren seriozisht.

Lajmet u pasqyruan në mediat shqiptare dhe jo në pak raste, deklaratat e bëra u nxorrën nga konteksti.

Screenshot, lajmet e publikuara në mediat shqiptare

Screenshot, lajmet e publikuara në mediat shqiptare

Screenshot, lajmet e publikuara në mediat shqiptare

Duke vlerësuar raportimet e bëra në mediat shqiptare rezulton se fjalët e Lavrov dhe Putin janë mbuluar me besnikëri dhe zbardhur ‘gërmë për gërmë’. Megjithatë, shumë media online i publikojnë këto artikuj jashtë kontekstit, shpesh duke përfshirë vetëm deklaratën e Lavrov, pa e kontekstualizuar.

Screenshot, lajmet e publikuara në mediat shqiptare

Shkrimet shpesh nuk është sqaruar pse Lavrov e bëri këtë deklaratë, pse pikërisht në këtë moment dhe nuk kanë shpjegime se si duhet të vlerësohen këto kërcënime. Është gjithashtu e rëndësishme të merret në konsideratë se si raportimi për këto deklarata, veçanërisht pa kontekst është i ngjashëm me përhapjen e propagandës së Kremlinit.

Një gje e tillë ndodhi dhe me deklaratën e drejtuese se Russia Today, mjeti më i fuqishëm i propagandë ruse, që u citua se mundësia që lufta të përfundojë me një sulm bërthamor më duket më e mundshme se humbja, ndërkohë që nuk u dhanë të dhënë të rëndëishme si burime apo të citohej media.

Screenshot, lajmet e publikuara në mediat shqiptare

Reagimet e qytetarëve

Komentet e qytetarëve ishin të shumta për këtë “kërcënim” që vinte nga Rusia, qasja e tyre ndaj dinamikave të reja ishte e ndryshme; një pjesë e tyre akuzonin mediat se po përhapin panik, ndërsa të tjera japin argumente se pse kjo “luftë” do të vijojë gjatë.

Reagimet e qytetarëve nëpërmjet komenteve në web

Reagimet e qytetarëve nëpërmjet komenteve në web

Reagimet e qytetarëve nëpërmjet komenteve në web

Sulm bërthamor i mundshëm, apo retorikë?

Që në ditë e parë të luftës në Ukrainë media kanë pasqyruar rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore nga ana e Rusisë. Por, kur mund të legjitimohet përdorimi i armëve bërthamore nga ana e Rusisë?

Në vitin 2020, planifikuesit ushtarakë të Rusisë publikuan një dokument të ri strategjik që tregonte se kur Moska mund të përdorë armë bërthamore dhe çfarë mund të justifikonte përdorimin e tyre.

“Themelet e politikës shtetërore të Federatës Ruse në fushën e parandalimit bërthamor”, tregojnë se përdorimi i armëve bërthamore ishte një mundësi vetëm si një masë kundërpërgjigje në rast të përdorimit të armëve bërthamore ose armëve të tjera të shkatërrimit në masë – ose nëse “vetë ekzistenca e shtetit është në rrezik”.

Por gjatë muajit mars 2022 zëdhënësi i zyrtar i Kremlinit, Dmitry Peskov, përsëriti këtë udhëzim, duke theksuar se politika ruse e lejon atë në rastin e një “një kërcënimi ekzistencial për vendin tonë”.

Kievi dhe aleatët, por dhe SHBA-të kanë hedhur poshtë poshtë pretendimet e ministrit Lavrov për luftën bërthamore.

“Rusia ka humbur shpresën e saj të fundit për të trembur botën që të mos mbështesë Ukrainën. Kjo do të thotë se Moska e ndjen humbjen”, shkroi ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Screenshot nga faqja në Twitter e ministrit të jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba

Ministri britanik i Shërbimeve të Armatosura, James Heappey i cilësoi komentet e ministrit rus Lavrov si ‘mburrje’.

Ai theksoi se nuk sheh ndonjë ‘kërcënim për përshkallëzim’. “Ajo që Perëndimi po bën për të mbështetur aleatët e tij në Ukrainë është e matur shume mirë. Çdo gjë që ne bëjmë është e menduar për të shmangur konfrontimin e drejtpërdrejtë me Rusinë”, tha Heappey.

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk besojnë se ekziston një kërcënim i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia, pavarësisht nga përshkallëzimet e retorikës së Moskës kohët e fundit.

Dizinformimi dhe propaganda për laboratorët biologjikë

Me herët, një tjetër pretendim që Rusia ka shprehur dhe që është pasqyruar gjerësisht në media, ishte se në Ukrainë gjendeshin laboratorë amerikanë që synonin të krijonin armë biologjike.

Lajme të publikuara në mediat shqiptare, mars 2022

Për këtë arsye Rusia kërkoi dhe një seancë të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit. Sipas mediave, i përfshirë ishte edhe djali i presidentit amerikan Biden.

Deklarata dhe lajme të tilla janë cilësuar nga ana e SHBA, si propagandë dhe shpërndarje e lajmeve dizinformuese.

SHBA-të akuzuan Rusinë për përdorimin e një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për “përhapje të dizinformimit”, si pjesë e një sulmi të rremë nga Moska për përdorimin e agjentëve kimikë ose biologjikë në Ukrainë.

Sipas SHBA-ve, kjo është një propagandë lufte, duke thënë se programi i bio-laboratorëve në Ukrainë dedikuar kërkimit të patogjenëve nuk ishte sekret dhe se financohej publikisht nga Uashingtoni.

Ndërkohë, sipas një verifikimi të BBC, Rusia ka pretenduar pa asnjë provë se armët biologjike janë duke u zhvilluar në laboratorë në Ukrainë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

*Foto kryesore e përdorur në artikull është marrë në web 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img