Një artikull i publikuar nga “Metro” në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar, u shfaq para disa ditëve në një portal shqiptar. Faktoje verifikon shifrat dhe të dhënat, të cilat nuk janë aktuale, por të një viti më parë.
Ardi Pulaj
Artikulli i publikuar nga portali Lexo Info në datën 21 gusht 2022 me titullin “Erdhi dita o shqiptarë! Anglia kërkesë për 2 milionë punëtorë, pagat deri në 40 paund ora”, në fakt fillimisht është publikuar nga “Metro” me titullin “Job advert numbers reach record high with 2,000,000 workers needed for UK” më 24 shtator 2021.
Lajmi i publikuar nga “Metro” më 24 shtator 2021
Lajmi është përkthim nga origjinali:
“Britania ka rreth 2 milion vende pune të lira dhe nd odhet në kërkim të fu qisë punëtore. Industritë po go.dit.en rë.n.dë nga mungesa e stafit, me më shumë se 100 mijë njerëz të nev.ojshëm vetëm në se.ktorin e transportit. Rekru.tëve të mundshëm po u of.rohen paga dyf.ish nga norma e zak.onshme, në një përpj.ekje për të sht.yrë më shumë njerëz që të aplikoujnë për punë. Pro.blemet janë n.xi.tur nga Brexiti dhe pan.de.mia, të cilat kanë shka.k.tuar mungesë të punëtorëve të huaj, ra.por.ton Metro,” shkruan portal shqiptar që përveçse ka një shqipe jo të saktë të shkruar, e përmend burimin e informacionit.
Lajmi i publikuar nga Lexo Info më 21 gusht 2022
Edhe pse i publikuar në gusht 2022, artikulli thekson: Gjithsej 1,903,045 vende pune ishin në dispozicion në javën mes 13 dhe 19 sht.atorit, duke ju referuar artikullit origjinal të vitit të kaluar. Lajmi përvçse është një riprodhim i artikullit origjinal nga “Metro” gjithsesi nuk është koherent dhe publikohet rreth një vit pasi është nxjerrë nga portali britanik.
*Në foton kryesore, lajmi i publikuar nga lexo info.com
*Artikulli publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin