.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookDebati për vulën e PD “gjen zgjidhje” në portale, por gjykata nuk ka folur ende

Debati për vulën e PD “gjen zgjidhje” në portale, por gjykata nuk ka folur ende

Në disa portale kanë qarkulluar lajme mbi vendimmarrjen e gjykatës për konfliktin brenda PD në lidhje më statutin, vulën dhe siglën e re. Në 16 gusht portalikoha.com shkruan për një vendim përfundimtar për këtë çëshje, raportim që rezulton i pavërtetë pas verifikimit nga Faktoje.

 

 

Nevila Gjata

 

Qysh prej muajit mars të këtij viti, me një vendim të gjyqtarit Agron Zhukri, në Partinë Demokratike ka një realitet të ri politik.

Në bazë të vendimit të fundmarsit, të gjykatës së Shkallës së Parë, grupit të Rithemelimit drejtuar nga Sali Berisha i njihet zyrtarisht statuti, vula dhe sigla e re që u miratuan në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Screenshot i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri per vendimet e marra nga Kuvendi 11 dhjetorit 2021 thirrur nga Sali Berisha

 

Në PD ndërkohë ka një debat të hapur politik dhe ligjor.

Njëra palë që përfaqësohet me struktura të ngritura nga Kuvendi i fund-prillit sipas një procesi të ngritur nga Komisioni i Rithemelimit dhe tjetra palë në PD që nuk njeh të parën duke ankimuar vendimin “Zhukri” në Gjykatën e Apelit.

Si pasojë e konfliktit (jo vetëm politik) në PD ka një kryetar të zgjedhur, Sali Berisha, bashkë me struktura nga njëra palë, një ish-kryetar të dorëhequr, Lulzim Basha që ende nuk ka thënë nëse do të rikandidojë për drejtimin e partisë dhe kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i mandatuar deri para vendimit të Agron Zhukrit, si kryetar i komanduar i PD.

Alibeaj nuk e njeh Berishën si kryetar. Ai është shprehur se do të vijojë angazhimet partiake deri sa të flasë Gjykata e Apelit.

Në anën tjetër Berisha nuk e njeh Alibeajn si kryetar të komanduar duke e cilësuar të shkarkuar automatikisht me vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë.

Portalikoha.com shkruan një një artikull të saj se “gjykata i ka hequr Berishës vulën e partisë” dhe shtuar më tej emrat se kush do ta zëvendësojnë. Ndër ta edhe Alibeaj.

Screenshot e titullit të lajmit të publikuar nga portalikoha.com

Shkrimi është botuar në datën 18 gusht. Nëse lexon përmbajtjen, titulli bazohet mbi një informacion që nuk ka ndodhur.

Screenshot e përmbajtjes se lajmit të publikuar nga portalikoha.com

Përmbajtja e lajmit të portalit i referohet një tjetër artikulli të botuar në gazetën “Sot” në të njëjtën ditë, (18 gusht), por me titull të ndryshëm nga ajo që raporton portalikoha.com.

Screenshot e titullit te gazetës “Sot” se cilës i referohet portalikoha.com

Në përmbajtje të artikullit të Gazetës “Sot” (për pasojë edhe të portalikoha.com që i referohet) nuk ka vendim gjykate për vulën e PD-së porse  “më e favorizuar është pala e udhëhequr nga deputeti Alibeaj”.

Screenshot e lajmit te publikuar nga e përditshmja Gazeta “Sot”

 

Artikulli i botuar në datën 18 gusht nga portalikoha.com nuk përputhet në kohë me asnjë vendim gjykate për rastin në fjalë.

Burime zyrtare nga gjykatat thanë për Faktoje.al se gjatë muajit gusht prioritet kanë vendimet lidhur me masat e sigurimit.

Publikisht nga gjykata e Apelit ka një informacion të zgjeruar për mediat rreth debatit ligjor në PD, në muajin qershor të këtij viti.

Informacion zyrtar i Gjykatës së Apelit lidhur me ecurinë e dosjes së PD

Gjykata ka njoftuar se, në bazë të shortit elektronik dosja gjyqësore për vulën e PD i ka rënë për gjykim gjyqtares relatore Irida Kacerja.

Nuk ka ende një datë zyrtare se kur do të merret në shqyrtim ankesa për vulën e PD-së. Për pasojë edhe vendimi.

Titulli i portalikoha.com se gjykata i ka hequr vulën e PD-së Sali Berishës rezulton dizinformues për qëllime klikimi,  nisur edhe nga interesi i madh që ka kjo çështje për PD-në dhe të ardhmen e saj politike.

 

 

*Në foton kryesore, lajmi i publikuar nga portalikoha.com

 *Artikulli publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img