.

.

BallinaAktualitetCovid-19COVID-19 ul më tej parashikimin për rritjen ekonomike

COVID-19 ul më tej parashikimin për rritjen ekonomike

MERXHAN DACI

Pasojat e përhapjes së COVID-19 do të ulin rritjen ekonomike të vendit, e cila sipas institucioneve financiare parashikohet të zbresë në 2%. Para situatës së tërmetit të nëntorit parashikimi për rritjen ekonomike për vitin 2020 ishte 4,1%, ndërkohë që pas tërmetit rritja e parashikuar zbriti në 3,4%.

————————————————————————————————————————————————————-

Në situatën me koronavirusin e ri COVID 19, Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për ndryshimet në Buxhetin e Shtetit për Vitin 2020.

Akti Normativ “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.88/2019 “PËR BUXHETIN E VITIT 2020” parashikon një pakete financiare prej 12 miliardë lekë për përballimin të situatës emergjente së krijuar në vend, ku deri më tani 104 qytetarë janë të prekur me virusin e ri dhe 4 prej tyre kanë humbur jetën.

Në Aktin Normativ, rritja ekonomike reale e vendit është parashikuar të zbresë në nivelin 2%.

Dokumenti parashikon po ashtu rritjen e borxhit publik total në nivelin prej rreth 68.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ministria e Financave thotë në shpjegimin e saj se parashikimet për ndikimin negativ të COVID-19 në ekonominë shqiptare mbeten ende të paqarta.

Ministria e Financave thotë po ashtu se parashikimi i rritjes ekonomike, si dhe të gjithë variablave të tjerë makroekonomikë, mund të rishikohen në vijimësi të qartësimit të dinamikës së situatës së koronavirusit të ri COVID-19.

Rritja ekonomike e Shqipërisë vitet e fundit

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë progresive nga viti 2013 deri në vitin 2018, megjithëse në kuota jo të larta.

Në vitin 2013 rritja ekonomike ka qenë 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto ndërkohë që në vitin 2018 rritja ka qenë 4,1%.

Viti 2019 shënoi një ulje të rritjes ekonomike në vlerën 2,9%.

Raporti Global për Ekonominë për vitin 2019 vlerësoi se ecuria ekonomike e Shqipërisë ishte më e ulët se e vendeve të tjera fqinje.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria u penalizua nga mungesa e energjisë elektrike dhe rënia e eksporteve.

Nëse rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë 2% e PBB sa ç’thotë parashikimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kjo do të jetë rritja më e ulëta në pesë vitet e fundit.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img