BallinaFaktometerPa kategoriCelibashi: Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për partitë politike do të dalë brenda 48 orëve.

Celibashi: Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për partitë politike do të dalë brenda 48 orëve.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi në një intervistë pak ditë para zgjedhjeve, u zotua se rezultati përfundimtar për partitë do të dilte brenda 48 orëve. Këtë deklaratë ai e përsëriti edhe në 25 prill, kur po zhvillohej procesi i votimit. Nga verifikimi i Faktoje, rezulton se 48 orë nga përfundimi i procesit të votimit, numërimi ariti të përfundojë brenda afatit të premtuar, mes lodhjes së komisionerëve dhe ndonjë incidenti që nuk arriti të rrezikojë procesin.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një intervistë më 21 prill  mori këtë angazhim:

“Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për partitë politike do të dalë brenda 48 orëve”

Sa i takon rezultatit për shpalljen e kandidatëve fitues, zoti Celibashi pranoi se ky proces do të merrte më shumë kohë, deri në 1 javë.

Më 25 prill u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, në kushtet e pandemisë dhe disa tensioneve politike që i paraprinë asaj dite.

Në 5199 qendrat e votimit procesi u votimit u zhvillua përgjithësisht i qetë dhe vetëm në më pak se 200 prej tyre, nuk u mundësua identifikimi biometrik. Risia tjetër e këtyre zgjedhjeve ishte edhe votimi elektronik si projekt pilot në njësinë 10 në kryeqytet.

Nga verifikimi i Faktoje, më 28 prill në orën 19 00, në faqen online të KQZ raportohej se kishte përfunduar numërimi I pjesës dërrmuese të 1599 kutive nga KZAZ në të gjithë vendin dhe kishim mbetur më pak se 200 kuti në qarqet Tiranë e Durrës pa u numëruar, për shkak të lodhjes së komisionerëve.

                         Rezultati përfundimtar i numërimit të votave për subjekteve zgjedhore

Në 12 qarqe ku u mbajtën zgjedhjet, subjekt fitues rezultoi Partia Socialiste me 768177 vota ose 48.68 për qind, e përkthyer në 74 mandate, forcë e dytë është Partia Demokratike me 622234 vota ose 39.43 për qind, me 59 mandate, e treta LSI me 107522 vota ose 6.81 për qind, me 4 mandate, e katërta PSD e Tom Doshit me 35477 vota ose 2.25 për qind, e përkthyer në 3 mandate.

                                               Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, 25 prill 2021

Tirana ka mbajtur pezull e numërimit procesin prej pasdites së djeshme pasi ka patur mw shumë kuti votimi se gjithë qarqet e tjera, duke qenë se ka dhe numrin më të lartë të banorëve dhe votuesve.

Aktualisht vijon procesi i numërimit të votave për kandidatët preferencialë në gjithë vendin. Ky proces ka përfunduar plotësisht në Pustec, Kolonjë, Delvinë.

Janë 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur që presin rezultatin përfindimtar të parlamentare të 25 prillit 2021.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img