Projekti “Rajoni përmes fakteve” synon të rrisë profesionalizmin dhe saktësinë në raportimin në media mbi çështje kritike që prekin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke forcuar komunitetet respektive të gazetarëve për t’iu kundërpërgjigjur dezinformimit dhe propagandës keqinformuese. Partnerët në këtë projekt, “Faktoje” dhe “Metamorphosis” do të promovojnë së bashku transparencën e aktorëve politikë dhe do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve për t’i mundësuar që të marrin vendime të informuara mbi çështje që prekin jetën e tyre, e realizuar përmes ndërtimit të kapaciteteve të gazetarëve nga kryeqytetet dhe zonat në afërsi të kufirit, dhe prodhimit të përbashkët të përmbajtjes fakt-verifikuese mbi çështje kyçe të përbashkëta.
Projekt i mbështetur nga Balkan Trust Democracy