BallinaFaktometerE vërtetëBlendi Klosi: Shkolla profesionale e Lezhës ka 3% më shumë kërkesa

Blendi Klosi: Shkolla profesionale e Lezhës ka 3% më shumë kërkesa

INVA HASANALIAJ

Rritja e numrit të nxënësve të cilët do të zgjedhin shkollat profesionale ka qenë një ndër qëllimet e shumta të qeverisë aktuale në kuadër të arsimimit dhe punësimit të të rinjve.

Gjatë një interviste televizive në News24 ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh se shkolla profesionale e Lezhës ka 3% më shumë kërkesa.

“Sot që flasim shkolla e Lezhës, “Hoteleri-Turizëm’’ ka 3% më shumë kërkesa”- tha Klosi.
Nisur nga kjo deklaratë e ministrit, “Faktoje” komunikoi me autoritetet përkatëse të shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në qytetin e Lezhës, për të mësuar numrin e nxënësve të cilët janë regjistruar dy vitet e fundit.
Sekretaria e shkollës u tregua mjaft e gatshme për të na ndihmuar, duke na vendosur në dispozicion raporte të detajuara mbi numrin e nxënësve të regjistruar, klasave dhe lëndëve në të cilat janë specializuar.

Nga të dhënat që morëm, na rezulton se për vitin shkollor 2015-2016-të janë regjistruar 478 nxënës ndërsa për 2017-2018-të kanë qenë të regjistruar 549 nxënës.
Nga llogaritjet rezulton se rritja e kërkesave ka qenë 41,47%, pra deklaratën e ministrit Klosi do ta kategorizojmë si TË VËRTETË.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img